Mikesha e Hueyda El Saied tregon bisedën e fundit me artisten: Unë do jetoj, mos u bëni merak

Foto: Emisioni "RUDINA"

Artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ajo po luftonte prej kohësh me kancerin por e kishte mbajtur të fshehtë.

Sava Bardhi, një mikeshë dhe kolege e Hueyda-s ka treguar për emisionin Rudina bisedën e fundit me 46-vjeçaren, e cila i kishte thënë se do të jetonte.

“Për mua ka qenë më shumë se një shoqe, ka qenë një motër e vërtetë. Kemi ndarë çdo gjë bashkë. Ishte një dhimbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të përjetojmë.

Ajo jetoi me shumë dinjitet. Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ‘do jetoj ju mos u bëni merak’. Sepse ajo besonte deri në momentin e fundit që kjo gjë do kalonte dhe ne do ta vazhdonim jetën si më përpara.

Pozitiviteti e shoqëroi deri në momentin e fundit dhe kjo për mua është një gjë që më dhemb akoma sot më shumë, sepse ndoshta s’kishim mundësi edhe për kohën që jetojmë të ishim afër saj”- tregoi ajo.

LEXO EDHE  VIDEO/ Alarmohen banorët e "Big Brother VIP", Beniada rrëzohet keq dhe vritet gjatë provës javore