• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqiptarët si faktorë kyç në Ballkanin Perëndimor

09:10 : 22/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Serbia me 1.51 miliardë euro shpenzime ushtarake në vend, të alokuara në buxhetin e 2021, shpenzon aktualisht dyfishin e shpenzimeve ushtarake të krejt pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor. Pra shpenzon më shumë se dyfishin e Shqipërisë, Bosnje-Herzëgovinës, Maqedonisë së Veriut, Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi të marrë së bashku. Shqipëria për shembull shpenzon vetëm 157 milionë dollarë kurse Kosova e ka pasur shpenzimin më të lartë deri në 70 milionë dollarë ndonëse Albin Kurti ka premtuar që do të shpenzojë deri në 100 milionë dollarë për vitin fiskal 2022.

Nga njëra anë, është pjesërisht ngushëllues fakti që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mal i Zi janë vende antare të NATOs, pra kanë një siguresë më tepër se Republika e Kosovës dhe Bosnja-Herzegovina, por janë pikërisht këto të fundit që ndjehen më të kërcënuara nga ekspansionizmi ushtara serb. Aq më tepër po të merret parasysh që Serbia po e pasuron arsenalin e saj ushtarak me armë ofensive të cilat mund të përdoren vetëm për politika irredente ose së paku destabilizuese në rajon. Mos të harrojmë që në fillim-vitet 80-të ishte pikërisht një disbalancë e tillë ushtarake, ku Serbia kontrollonte mbi 50 përqind të ushtrisë jugosllave (JNA) përvec një përqindje të përafërt në administratën shtetërore jugosllave që çuan bash në projektin irredentist të Serbisë së Madhe që u shoqërua me gjenocid në Bosnje-Hercegovinë dhe krime lufte dhe spastrim etnik në Kosovë.

Gjithashtu rrezikon të destabilizojë Malin e Zi përmes klero-nacionalizmit serb. Fakt është që me përjashtim të shqiptarit Dritan Abazoviq që gjithsesi përfaqëson një formacion politik shumë-etnik dhe që është i vetmi shqiptar në katër deputeët e partisë URA që ai përfaqëson, pjesa tjetër e kabinetit qeveritar në Podgoricë i përket kishës serbe, duke mos përfaqësuar së paku dhe antagonizuar pjesë e malazezëve që e ndjejnë veten të tillë (dhe jo serbë), si dhe minoritetet e tjera, shqiptarët, boshnjakët, kroatët etj.

Shqiptarët aktualisht kanë një rol të paprecedentë në rajon, me një peshë specifike që nuk e kanë pasur më parë dhe me pozita që do të ishte marrëzi mos t’i ruanin, konsolidonin dhe fuqizonin akoma më tej në të ardhmen e afërt. Shpesh të harruar pas politikës së zhurrmshme të ditës në nahijen tonë harrojmë që përvec realitetit të Kosovës republikë që cdo ditë e më tepër avancon jo vetëm në konsolidimin e demokracisë së brendshme, fuqizimin e institucioneve por edhe në njohjen ndërkombëtare sado që kjo e fundit ka një ngërç momental, kemi dhe realitete të tjera në rajon ku shqiptarët kanë rol protagonist. Si në rastin e Malit të Zi që e përmendëm më sipër, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, koalicionet e brishta qeveritare mbahen në këmbë nga një shqiptar. Në rastin e Maqedonisë, megjithëse dy parti opozitare shqiptare: Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bashkuan forcat me Lëvizjen “Besa”, vota e deputetit të kësaj të fundit, tashmë i përjashtuar nga kjo parti, Kastriot Rexhepit, bëri të mundur mbajtjen në fije të perit të Zaev-it të dorëhequr por të rikthyer nga LSDM, partia e tij, duke bërë të mundur dështimin e mocionit të mosbesimit të partive opozitare- VMRO-DMPNE me aleatët shqiptarë të sipërpërmendur.

Lexo edhe:

Ndeshja me Serbinë, gazetarja denoncon skandalin: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

Fakt është që shqiptarët në Maqedoni, kurrë nuk kanë pasur pozita më të rëndësishme shtetërore dhe përfaqësim politik më adekuat se nën qeverinë e Zaev-it ndërsa partia kryesore opozitare VMRO-DMPNE ka qenë tradicionalisht parti me sjellje ksenofobe ndaj shqiptarëve por edhe ndaj fqinjëve në përgjithësi si ndaj Bullgarsië, Greqisë dhe natyrisht edhe Shqipërisë. Sot shqiptarët kanë kryeparlamentarin e vendit, dy nga zv.kryeministrat si dhe gjashtë ministra të tjerë, përfshirë ministrat e punëve të jashtme, të financës, të ekonomisë apo të bujqësisë. Gjithashtu, njëqind ditët e fundit të mandatit aktual është parashikuar një kryeministër shqiptar. Është absurde të mendosh që përçarja e faktorit shqiptar mund të hedhë në erë këtë progres politik të shqiptarëve në këtë vend.

Për ta mbyllur, elitat politike të shqiptarëve në rajon duhet të sillen mençurisht, duke bashkëpunuar dhe bashkë-renduar agjendat politike, duke lënë mënjanë egot personale dhe interesat meskine dhe duke menduar në terma më strategjikë për interesin kombëtar. Nuk mund të ketë një ndarje të shqiptarëve ku njëri nga shtetet Shqipëria të jetë brenda Open Balkans dhe tjetri- Republika e Kosovës jashtë. Nuk mund as të rivalizojnë pa sens Tirana dhe Prishtina ndërkohë që mund të koordinoheshin më mirë për të ofruar mbështetje politike dhe ekonomike për shqiptarët e Luginës së Preshevës në jug të Serbisë, për shqiptarët e Sanxhakut apo për ata të Malit të Zi. Shqiptarët sot drejtojnë dy shtete e gjysëm në Ballkanin Perëndimor por të marrim parasysh që janë popullsi shtet-formuese në Maqedoninë e Veriut dhe kjo dashur pa dashur i kthen jo vetëm në aktor dhe faktor të rëndësishëm por edhe me përgjegjësi për fatet e rajonit, qoftë kjo në parandalimin e konflikteve të ardhshëm, qoftë si faktor stabiliteti, qoftë dhe nxitjen e integrimit europian, duke filluar pikësëpari nga vetja.

Etiketa: shqiptaretShqiptarët si faktorë kyç në Ballkanin Perëndimor

Lajme të lidhura

SPORT

Ndeshja me Serbinë, gazetarja denoncon skandalin: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

22:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

08:59 : 05/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
AKTUALITET

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

08:33 : 31/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

“Edhe shqiptar, edhe grek”: Filmi eksploron përvojën e shqiptarëve të “Gjeneratës B” në Greqi

12:11 : 30/05/2025
Para

Sekuestrimi i 1 kg kokainë, lirohet nga akuza efektivi i RENEA-s

TË GJITHA

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com