• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta kundër pastrimit të parave në ndërtim, propozimet e NAREA-s

07:55 : 22/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Shoqata e Ndërmjetësuesve kërkon që në draftin “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, i cili është duke u konsultuar me Ministrinë e Drejtësisë, të merren në konsideratë edhe sugjerimet e tyre në luftën kundër pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) thotë se, bazuar nga të dhënat agjencive imobiliare, ekziston mundësia e pastrimit të parave për prona me vlerë mbi 150,000 euro. Kërkesa e NAREA është që në draftin e ri për profesionin e ndërmjetësit për një periudhe tranzitore 5-vjeçare, transaksionet për shitjen e pronave me vlerë mbi 150,000 euro të kryhen nëpërmjet zyrave të licencuara të ndërmjetësimit.

Sipas Shoqatës të Ndërmjetësuesve, bazuar edhe te raportimit e institucioneve ndërkombëtare, aktualisht vetëm 8% e volumit të transaksioneve me pasuritë e paluajtshme kryhet nga zyrat e ndërmjetësimit. “Duke u bazuar në eksperiencën dhe indiciet e marra nëpërmjet aktorëve në treg që NAREA përfaqëson, mundësitë që pastrimi i parave të konsumohet, rritet në mënyrë eksponenciale sa më tepër rritet vlera e pasurisë në fjalë, si për shembull në ato prona me vlera të konsiderueshme mbi 150,000 euro.

Sugjerojmë që për një periudhe tranzitore 5-vjeçare, të gjitha transaksionet mbi 150,000 euro, të cilat nuk afektojnë shtresën e mesme, të kryhen detyrimisht nëpërmjet ndërmjetësve të licencuar/certifikuar të zyrave të ndërmjetësimit. Në këtë mënyrë garantojmë luftën ndaj një fenomeni të tillë, shumë të dëmshëm dhe të tej zgjatur në këto 30 vite tranzicion”, thuhet në rekomandimet e NAREA për draftin e ri.

Sipas shoqatës, ky propozim i tyre nuk është pranuar nga Ministria e Drejtësisë, pasi çekuilibrohen rregullat e konkurrencës të tregut dhe profesioni i ndërmjetësuesit ende nuk rezulton i rregulluar dhe i licencuar, siç është profesioni i avokatit dhe noterit. Shoqata propozon se nëse do të shtrohet rruga e duhur ligjore për 3 deri 5 vitet e ardhshme zyrat e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, mund të funksionojnë po aq të sigurta, siç janë dhomat e avokatëve dhe noterëve.

Lexo edhe:

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik

Shoqata e Ndërmjetësuesve kërkon që në draft të merren në konsideratë edhe sugjerimet e tyre në luftën kundër subjekteve të palicencuara. NAREA sugjeron të përcaktohen më mirë mjetet dhe metodat e ndjekura. Konkretisht rekomandohet që në ligj të përcaktohet qartë mënyra e listimit të pronave në portalet online, ku nëpërmjet të cilave sot kryhet dhe volumi më i madh i transaksioneve të ndërmjetësimit.

“Të kërkohet qartësisht Identifikimi i saktë i pronarit shitës dhe i dokumenteve të pronësisë, kur kjo pronë trajtohet nga vet pronari; dhe i ndërmjetësit, nëpërmjet NUIS dhe numër licence/certifikate, kur prona në fjalë trajtohet jo nga pronari”. Sugjerimet e NAREA në përmirësim të profesionit të ndërmjetësit të pasurive përfshijnë edhe në nenet kodin e etikës, certifikimin e ndërmjetësve, masa e penaliteteve në rast shkeljesh etj.

Nga konsultimet e nisura në shtator të 2020 deri tani në draft nga Ministria e Drejtësisë janë përfshirë disa nga sugjerimet e propozuara nga Shoqata e Ndërmjetësuesve. NAREA kërkon që ky profesion të jetë plotësisht i rregulluar sipas ligjit të ri dhe të ndikojë në luftën kundër pastrimit të parave, duke konsideruar edhe sugjerimet e tjera të bëra prej tyre.

Sugjerimet e NAREA për përmirësimin e projektligjit

Neni 5 -Ushtrimi i profesionit të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, pikat 3 dhe 4

–Personat Fizik ose Juridik që kryejnë shërbimin e Ndërmjetësimit të Pasurive te Paluajtshme Online, ose reklamimin e çfarëdo lloj me qëllimin e realizimit të këtij aktiviteti, janë subjekt i këtij ligji dhe duhet të jenë të licensuar, duke ju nënshtruar përgjegjësive që rrjedhin nga ky ligj; -Ndërmjetësi i pasurive të paluajtshme, gjatë ushtrimit të profesionit të tij dhe veçanërisht gjatë komunikimeve në largësi duhet të jetë i identifikueshëm, si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme dhe lehtësisht i dallueshëm.

Neni 6 Kodi i Etikës Profesionale

Kodi i Etikës Profesionale përcakton standardet për respektimin dhe zbatimin e rregullave të etikës profesionale të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, të drejtat dhe detyrat në marrëdhënie me klientët, ndërmjetësit e tjerë dhe institucionet shtetërore; Kodi përcakton rregulla të hollësishme mbi të drejtat dhe përgjegjësitë profesionale të detyrueshme për zbatim në ushtrimin e veprimtarisë ndërmjetësuese; Kodi miratohet me urdhër të ministrit, pas konsultimit me grupet e interesit.

Neni 8 Kriteret për certifikimin si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme, pika c

Të mos jetë në gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit apo armëve të shkatërrimit në masë dhe mashtrimit.

Neni 10- Organizimi i ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Ndërmjetësi i pasurive të paluajtshme ushtron veprimtarinë në mënyrë individuale ose i organizuar në zyra të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme ose si i punësuar pranë një zyre ndërmjetësimi të pasurive të paluajtshme.

Neni 18 Të drejtat e ndërmjetësit, pika ç

-Ndërmjetësi ka të drejtë që pa pagesë të aksesojë në kohë reale regjistrin e pasurive të paluajtshme, të shqyrtojë të dhënat online, që kanë lidhje me pasuritë e paluajtshme objekt ndërmjetësimi nga organi shtetëror që administron regjistrin e pasurive të paluajtshme, ASHK me qëllim përfitimin e informacionit të saktë dhe të plotë në lidhje me gjendjen juridike dhe kufizimet e vendosura mbi pasurinë e paluajtshme, pasi të ketë përmbushur detyrimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Trajnimi për përdorimin e sistemit online të organit shtetëror që administron regjistrin e pasurive të paluajtshme dhe aksesi në të do të kryhet nga vetë regjistri (ASHK) në momentin e licensimit dhe secilit ndërmjetësi do ti përcaktohen të dhëna unike identifikimi.

Neni 22 Shkeljet dhe masat disiplinore , pika C dhe D

Gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë në proporcion me shkeljen dhe bazohet në përshkallëzimin e mëposhtëm:

i. Për mospërmbushje të përgjegjësive sipas Nenit 19, pika b, gjoba është në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;

ii. Për mospërmbushje të përgjegjësive sipas Nenit 19, pika c, gjoba është në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;

iii. Për mospërmbushje të përgjegjësive sipas Nenit 19, pika ç, gjoba është në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;

iv. Për mospërmbushje të përgjegjësive sipas Nenit 19, pika d, gjoba është në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;

v. Për mospërmbushje të përgjegjësive sipas Nenit 19, pika dh, gjoba është në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë;

vi. Për mospërmbushje të përgjegjësive sipas Nenit 19, pika e, gjoba është në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë;

vii. Për mos përmbushje të përgjegjësive sipas Nenit 19, pika f, gjoba është në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë; -Pezullim nga detyra për një periudhë nga një deri në një vit.

Neni 23 (të hiqet)

Ministri mbyll hetimin, nëse provohet se pretendimet janë të pabazuara ose provat e mbledhura dhe rezultatet e hetimit të çojnë drejt përfundimit se:

a) provat janë të pamjaftueshme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinore;

b) çështja ka qenë objekt i një hetimi të mëparshëm që është mbyllur ose për të cilën është dhënë vendim i formës së prerë, në kuadër të një procedimi disiplinor, përveç rasteve kur paraqiten fakte ose prova të reja;

c) çështja është parashkruar në kohën kur është filluar hetimi, për shkak të kalimit të afateve;

ç) ndërmjetësi i pasurive të paluajtshme ka ndërruar jetë.

Neni 29 Komisioni Disiplinor

Komisioni Disiplinor është organ kolegjial, i cili përbëhet nga: a)dy përfaqësues nga ministria; c)një përfaqësues nga ministria që mbulon çështjet e financave; c)dy përfaqësues nga shoqatat profesionale të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme.

Neni 37-Penalitetet

Cilido që kryen veprime juridike me pasuritë e paluajtshme, në kuptim të këtij ligji, pa qenë i pajisur me certifikatën përkatëse ose nuk vepron në përputhje me parashikimet e nenit 39, të këtij ligji, ndëshkohet me masë administrative me gjobë 500 000 (pesëqind mijë) lekë, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.

/monitor.al/

Etiketa: ndertim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kontrasti në Shqipëri/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

14:14 : 04/06/2025
AKTUALITET

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik

12:47 : 01/06/2025
AKTUALITET

“Zapton” hetelin në Durrës/ Shefi i FSHU-së punon pa leje gjatë zgjedhjeve, policia dhe IMT s’e shohin!

21:06 : 27/05/2025
AKTUALITET

Ish-prokurori Eugen Beci: Qeveria bleu zgjedhjet, SPAK s’e ndali

09:59 : 20/05/2025
AKTUALITET

Vilat, a po ndërtohen shumë?!

08:39 : 18/05/2025
AKTUALITET

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025
Para
Foto: Instagram

Beniada Nishani tregon si e diskriminuan në konkursin e bukurisë në Itali

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com