BE apo Amerikën, kë duan më shumë shqiptarët? Ja çfarë thotë Dash Shehi

Një sondazh i realizuar pak ditë më parë në Shqipëri, zbuloi se shqiptarët zgjedhin BE-në përpara Amerikës.

Pak më shumë se gjysma e qytetarëve (56,9%) mendojnë se Shqipëria duhet të pozicionohet pro BE-së dhe rreth një e treta (32,6%) pro SHBA-ve.

Deputeti Dash Shehi u shpreh se situata në vendin tonë është paradoksale.

Sipas deputetit, shqiptarët duhet të jenë me Amerikën edhe kur Amerika gabon.

“Nëse i pyet se kush iu pëlqen më shumë SHBA apo BE, nuk besoj se shqiptarët janë shumë profesionistë. Japin një përgjigje entuziaste. Vetëm me qeverisjen e Ramës jemi 8 vjet jashtë Evropës. Me logjike normale shqiptarët duhet të ishin të mërzituar me Evropën. Ne për simpati duam Amerikën. Të gjithë të vegjlit, duan të mëdhënjtë. Ne për të dashur duam ata të tjerët, por do të futemi në Evropë, kjo është kontradita, deklaroi Shehi në ‘Politiko’.

LEXO EDHE  Shkencëtarja kryesore e OBSH’së bën thirrje të mos bëhet panik për Omicron

Fatkqësisht kemi dështuar tek të dyja, edhe tek Evropa edhe tek SHBA-ja. Kemi një butafori politike, sikur ne duhet t’i japim mend edhe Amerikës. Ne shqiptarët duhet të jemi me Amerikën edhe kur Amerika gabon. Nuk ka rëndësi kush fiton në SHBA. Ata janë partneri ynë.”

Gjithësi, nuk duhet të harrojmë se shqiptarët janë evropiane, qoftë prej identitetit e qoftë prej gjeografisë dhe natyrshëm edhe zgjedhje e parë duhet të jetë Evropa, pavarësisht se Evropa po na mban jashtë gjirit të saj.