Aksion në Elbasan, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së, në pranga edhe inspektori

Një aksion është zhilluar në qytetin e Elbasanit. Në këtë kuadër është arrestuar ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe një inspektor. Akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e “shpërdorimit të detyrës”.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.

LEXO EDHE  Dita e Çlirimit, ‘bën bashkë’ Ramën e Metën në Varrezat Dëshmorëve

Mësohet se personat në fjalë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti.