• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Berisha: Janë mbledhur 5 mijë firma

18:35 : 21/11/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Lexo edhe:

No Content Available

Ish-kryeministri e Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në një takim me gratë demokrate në Tiranë, tha se janë mbledhur afro 5.000 firma për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Ai ftoi të gjithë demokratët më 11 dhjetor që të bëhen pjesë.

Sipas Berishës Basha ka shkelur çdo statut të PD e për këtë arsye sipas tij duhej të japë dorëheqjen.

“Ne jemi përsëri në një betejë. Kemi një peng, një njeri peng, i cili nuk njeh as siç po dëshmon çdo ditë asnjë normë morale e as ligjore. Nuk jap dorëheqjen thotë se nuk parashikon statuti, po dorëheqja është akt normal i njeriut të shoqëruar dhe të flasësh në këtë mënyrë tregon se nuk di se cila është përgjegjësia morale e njeriut. Je autor i 4 disfatave njëra pas tjetrës. Jam i sigurt, se ti je i përgatitur me këtë moral që ke edhe për 18 të tjera po të la njeri, por ne do të shndërrojmë ty në një shoqatë e asgjë tjetër në 11 dhjetor. Sot janë firmosur rreth 5.000 formularë. Theksoj këtu, se në Kuvend janë të mirëpritur e të ftuar çdo delegat e delegate që nuk kanë firmosur formularin. Pse ecëm ne në këtë mënyrë? Ne mund ta deklaronim këtë pasi mblodhëm 2 mijë firma, por ne vendosëm ta deklarojmë pasi të jemi shumica. Kjo shumicë do të jetë tolerante, jo itolerante. Përkundrazi, edhe ata që nuk mendojnë si ne janë të ftuar, edhe ata që mendojnë kundër nesh janë të ftuar. Garantoj pakicën se do të respektohen çdo kërkesë e saj që është në kuadrin statutor.

Mediat verifikuan firmat, e kanë moralin e nuk flasin më për mosqenien e tyre. Ata panë çdo firmë, çdo aspekt, ndaj të ftojmë ne çdo deputet. Për këtë grup të vogël, për peng Bashën nuk ekziston ligji, statuti. Imagjinoni sa i rëndësishëm do të ishte ky njeri nëse do të ishte bërë kryeministër. Një njeri që nuk respekton asnjë ligj është diktator, e nuk meriton të qeverisë një ditë. Statuti thotë se nuk parashikon dorëheqjen. Statuti ama, e ka të zezë mbi të bardhë se sekretari i përgjithshëm, se nënkryetar, zgjidhen të gjithë nga Këshilli Kombëtar me votë të fshehtë e dy kandidatura. Këtë e ka të shkruar statuti. Asnjë njeri që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë, me dy kandidatura, nuk është i ligjshëm në atë detyrë, sot i kërkoj sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD të japin shembullin duke dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga një detyrë e paligjshme që kanë marrë. Është e lehtë të dalësh nga ekrani në ekran në llogari të Edi Ramës dhe peng Bashës, por mos harro se ke një barrë morale, se nuk je i zgjedhur, por i emëruar nga peng Basha. Nëse të ka mbetur një fije respekti për qindra mijëra demokratë e demokrate që kanë derdhur lumenj djerse, sakrificash ndër vite e që ju ndoqën nga disfata në disfatë jepni dorëheqjen”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berisha kuvendi foltorja boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

VIDEO/ Spektakël në Inter-Napoli, tre gola në pjesën e parë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025

Përplasje në KZAZ 31, policia nxjerr jashtë të gjithë vëzhguesit

14:34 : 14/05/2025

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025

Rrëmbimi në Tiranë/ U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit

14:10 : 14/05/2025

SPAK dhe BKH tjetër aksion në Shkodër, shoqërohen disa mbështetës të PSD

13:50 : 14/05/2025

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

13:46 : 14/05/2025

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com