‘Llumi i PD’/ Paloka-Bashës: Ke qenë tre herë ministër, me ata drejtorë ke punuar

Kreu i Këshillit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, nuk bie dakord me etiketimet e kreut të PD-së Basha ndaj ish-funksionarëve të PD-së.

Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat i kujton kryetarit të tij se ka qenë 3 herë ministër me qeverinë Berisha dhe kur flet për llum duhet të ketë parasysh se me ata drejtorë ka punuar.

Aq më pak e gjen të justifikuar krahasimin e Berishës me Ramën nga ana e tij.

“Hilet e Ramës nuk është mirë ti përdorim kundër njëri-tjetrit. Pse e them këtë? Ta them copë pse e them këtë! Në momentin kur ballafaqohemi, zoti Basha thotë se Berisha më ke thënë këtë e më ka thënë atë.

Ndërkohë ça po bën zoti Basha? Zoti Basha, po të lexosh deklaratën kur mori vendimin me 9 shtator tha vetëm lavdërime, ngritje në qiell. Po të lexosh librin e tij ka vetëm lavdërime, dhe thotë unë jam i detyruar ta marr këtë vendim.

LEXO EDHE  Stuhi dhe rrebeshe shiu, përmbyten disa rrugë në Vlorë (Video)

Ça kemi dëgjuar më pas, vetëm të zeza. U fillua me trekëndëshin, Berisha dhe Rama u vunë në të njëjtën paralele. Ata që shkuan pas Berishës, që thashë 90 për qind e tyre janë militantë të PD, anëtarë të thjeshtë që shohin shpresën te Berisha që nuk e shohin te Basha.

Ata nuk mund ti quash llum. Zoti Basha ka qenë 3 herë ministër me Berishën, me ata drejtorë ka punuar. Si mund tu themi llum? Bën krahasim të Ramës me Berishën, quan llum ata që shkojnë aty, doli që Berisha qenka i përzier me krimin. Do ta them copë, të gjitha këto mua më duken hile dhe justifikime për të mos u përballur me të vërtetën”, tha Paloka.