• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Rriten rastet e ngacmimeve sek*uale ndaj të miturve në Shqipëri

17:43 : 19/11/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Policia e Sarandës arrestoi të premten një Kryeinspektor të policisë, i akuzuar për marrëdhënie seksuale dhe prostitucion me të mitur.

Policia e identifikoi efektivin me inicialet P. R, 63 vjeç dhe sipas njoftimit ai është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare në mjediset e përshtatura për shfrytëzim prostitucioni nga një shtetas tjetër.

Policia e Sarandës tha se janë sekuestruar 2 automjete, 4 celularë dhe një vlerë monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtari kriminale.

Policia tha se hetimi kishte nisur një muaj më parë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës dhe personat e arrestuar në flagrancë akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ndërkohë, policia e Vlorës njoftoi të premten se arrestoi në flagrancë një shtetas 54-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare. Policia e identifikoi personin e arrestuar me inicialet A.D, duke e akuzuarpër veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Lexo edhe:

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

Po të premten policia e Gjirokastrës tha se arrestoi në Tepelenë një 34-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 17-vjeçare.

Dy javë më parë policia arrestoi në Gjirokastër një 53-vjeçar, pasi dyshohej se në periudha të ndryshme kohore kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 16-vjeçare.

Raportimet e policisë vijnë në një kohë kur në Shqipëri vijojnë reagimet e forta të opinionit publik ndaj vrasjes brutale të një fëmije 8-vjeçar në Fier, tre ditë më parë.

Policia tha se Klodian Çalamani, autori i vrasjes, u zhvendos në paraburgimin e Vlorës nën masa të rrepta sigurie pas tensioneve të familjarëve dhe një grupi banorësh në Gjykatën e Fierit, ditën kur ishte seanca e parë.

Familjarë dhe të afërm të Mateos hynë me forcë në gjykatë të enjten, kur pritej masa e sigurisë ndaj autorit dhe të revoltuar kërkuan dënimin me vdekje të tij. Sipas të dhënave zyrtare, krimet dhe keqtrajtimet ndaj të miturve në Shqipëri kanë shënuar rritje vitet e fundit.

Sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për Kriminalitetin, në Shqipëri u regjistruan vitin e kaluar 48 procedime për keqtrajtim të të miturve nga 27 që ishin regjistruar në vitin 2019, me një rritje prej rreth 78%.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupine veprave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes për vitin 2020 është rritur në 3,55 %, nga 2,18% që ka qenënë vitin 2019.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërveprim të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e fëmijëve duke vendosur edhe krijimin e një regjistri të posaçëm për kategoritë e fëmijëve që dhunohen.

Sipas statistikave zytare në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur mbi 300 sulme seksuale ndaj të miturve. Ekspertët thonë se dhuna seksuale mendohet të jetë në shifra më të larta, pasi sipas tyre ajo nuk raportohet në shumicën e rasteve./VOA/ 

Etiketa: rriten rastet e ngacmimeve seksualeShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Shiten të gjitha biletat e sfidës Andorrë-Shqipëri

17:38 : 08/11/2025
AKTUALITET

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025
RAJONI

FOTO/ Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangës në botë, ndodhet në kufirin Shqipëri–Greqi!

17:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025
AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
Para

Berisha: Merrni tabulatet telefonike, Basha më kërkonte të mos përmendja emrin e Suel Çelës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com