Berisha paralajmëron protesta kundër Ramës: Sheshet nuk do na zënë

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron protesta për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

‘Foltoret’, tha Berisha, krijuan frymë dhe entuziazëm, duke bashkuar demokratët, ndërsa shtoi se sheshet nuk do t’i zënë më qytetarët të cilët do të ngrihen në revolta kundër keqqeverisjes.

“Sot jemi në sallë, por sa do të jemi nesër në shesh? Sheshet nuk do të na zënë më. Revolucioni ynë nuk ka të ndalur. Ne do të fitojmë”, u shpreh Berisha.

LEXO EDHE  Skema/ Nga policja bionde tek trafikanti nga Vlora, si u bëheshin grekë kriminelët shqiptarë

Lideri historik i PD paralajmëroi ndryshime edhe PD, duke rikthyer votën te demokratët të cilët do të zgjedhin kandidatët për deputetë, kryetar bashkie dhe këshilltarët e pushtetit lokal.