Kontrabandë ushqimore në doganën e Goricës, arrestohen 3 shtetas

Rast kontrabande në doganën e Goricës, ndalohen 3 shtetas. Mes tyre përgjegjësi i PKK Goricë Julian Hanelli, doganieri pranë kësaj pike Petrika Mano, dhe shtetasi Vasil Nasto, drejtues i mjetit.

Burime konfirmojnë se Nasto ka kaluar përmes kësaj dogane një sasi mallrash ushqimorë kontrabandë, nga Maqedonia drejt Shqipërisë. Doganieri dhe përgjegjësi i policisë kanë lejuar futjen e mjetit pa kontrolluar. Mjeti me drejtuesin u kap në aksin Goricë – Zvezdë.

LEXO EDHE  Venecia pro zgjatjes së afateve të Organeve të Vetting

Të ndaluarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.