‘Kemi kriminelë sa të duash vetë’/ Reperi shqiptar në shënjestrën e mediave britanike: Po shijon jetën në Londër

Po bën bujë në mediat britanike historia e një reperi shqiptar, i cili u kap në Britaninë e Madhe për vjedhje, por për të vuajtur dënimin u deportua në Shqipëri.

Por “The Sun” shkruan se pavarësisht gjithçkaje, Aleksandër Vishaj, 32 vjeç, ka postuar një foto duke jetuar në Londër.

Siç shkruan prestigjiozja britanike, gjykata vendosi që ta dërgonte në Gjemani në muajin Prill. Aty ai vuajti 3 muaj në qeli dhe më pas u deportua në atdhe. Kjo ka shtruar disa pyetje për autoritetet se si e ka kaluar kufirin.

LEXO EDHE  Plagosja e Pashko Ujkës, policia jep detajet

“Kaloi Kanalin me një anije, apo përdori dokumente false?”, tha ish-inspektori Mick Neville.

Sipas ekspertëve qeveria duhet që të shtojë kontrollin në kufi dhe të mbajë njerëzit të sigurt nga kriminelët dhe terroristët.

“Kemi sa të duash kriminelë vetë, pa qenë nevoja të marrim të të tjerëve”, tha ish-inspektori.

Ministria e Brendshme britanike ka refuzuar të komentojë këtë rast.