Konsumoi alkool në grumbullim, Bosnja përjashton Pjanic

Foto: Goal.com

Bosnja & Hercegovina përjashton Miralem Pjanic. Ish mesfushori i Juventusit, aktualisht pjesë e Besiktas, është gjetur duke pirë alkool dhe nargjile para ndeshjes dhe për këtë arsye është vendosur të përjashtohet për afat të pacaktuar nga përfaqësuesja.

Miralem Pjanic ishte në fushë për 66 minuta në ndeshjen ndaj Finlandës dhe bëri një paraqitje mjaft të dobët, duke u vërshëllyer nga tifozët e pranishëm, ndërsa më pas trajneri Ivaylo Petev i komunikoi përjashtimin për sfidën e radhës, atë ndaj Ukrainës mbrëmjen e djeshme.

LEXO EDHE  Ceremonia e ‘Topit të artë’ LIVE

Nuk dihet ende se sa gjatë do të qëndrojë jashtë përfaqësueses Pjanic, që ka mundësi të rikuperojë marrëdhëniet e tij me stafin teknik, duke qenë se Bosnja do të rikthehet në fushë vetëm në mesin e muajit mars.

Megjithatë ky episod konfirmon momentin e vështirë që po kalon mesfushori, i cili që prej largimit nga Juventus në verën e 2020-ës, nuk po arrin të tregojë cilësitë e tij më të mira në fushë.