Ish-bashkëshorti i vrau fëmijën, dëshmia e gruas: Nuk e kisha imagjinuar kurrë diçka të tillë

Detaje të reja raportohen nga mediat italiane lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku fëmijë 10 vjeç, i biri i një 44-vjeçari polak dhe i një 32-vjeçareje shqiptare, u vra me thikë nga i ati.

Mediat italiane raportojnë se në derën e jashtme të banesës ku ndodhi krimi nuk janë konstatuar shenja të hapjes me forcë. Kjo sipas hetuesve, ngre hipotezën se ka qenë vetë djali Mattias, ai që i ka hapur derën të atit. Mundësia tjetër është që 44-vjeçari polak i kishte ende çelësat e apartamentit me vete, pavarësisht vendimit të gjykatës që e kishte ndaluar ti afrohej ish-bashkëshortes dhe fëmijës për shkak të dhunës që kishte ushtruar.

Javët e fundit, Mariola Rapaj raportohet se ishte kontaktuar rregullisht nga autoritetet për tu siguruar se vendi i gjykatës po zbatohej dhe nuk ajo nuk ka njoftuar se kishte diçka që nuk shkonte.

Mëngjesin e djeshëm, raportohet se polaku u largua nga një spital Covid në Romë ku ishte i shtruar. Nuk është ende e qartë nëse ishte shëruar apo u arratis prej aty. Fillimisht shkoi në shkollën ku mësonte i biri. Ky i fundit, ndërkohë, ishte kthyer në banesën ku jetonte me të ëmën, i shoqëruar nga një i afërm.

LEXO EDHE  Oktapodi i inceneratorëve dhe njeriu me dy emra

Pas futjes në banesë, polaku e goditi të birin me thikë duke i marrë jetën.

Ka qenë 32-vjeçarja Mariola Rapaj ajo që pasi hyri në banesë pas pune, e gjeti të birin e pajetë.

Ai ishte në shtrat, mbuluar me gjak…, nuk e menduar kurrë diçka të tillë”, citohet të jetë shprehur gruaja për efektivët pas ngjarjes. Tanimë, raportohet se ajo ndodhet e shtruar në spital në gjendje shoku.

Edhe autori i krimit, polaku Tonkov është gjithashtu i shtruar në spital. 44-vjeçari u gjetur pa ndjenja në pa ndjenja në një dhomë tjetër dhe raportohet se ende është i pavetëdijshëm. Dyshohet të ketë tentuar vetëvrasjen pasi vrau të birin.

Mediat raportojnë se një hakmarrje e mundshme ndaj ish-partneres që e kishte denoncuar në polici pas akteve të dhunës, të jetë një nga shkaqet që polaku vrau të birin.

Lexo edhe:

Fëmija shqiptar vritet nga i ati në Itali (FOTO)