Kokalari-Dumës: PD u themelua nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari, duan ta shkatërrojnë ‘bura’ si Basha dhe Bardhi

Aktivistja e republikanëve në SHBA-, Evi Kokalari e cila i është bashkaur foltores së Sali Berishës, ka sulmuar sërish nënkryetaren e PD, Grida Dumën, pas deklaratave të saj të bëra një ditë më para në PD.

Kokalari tha se Duma duhet të dijë se PD është parti e themeluar nga burra si Berisha dhe Hajdari, ndërsa sot duan ta shkatërrojnë bura si BArdhi dhe Basha.

Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S’e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë. Nëse ajo mendon se do t’ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë bura si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.  Analistët e Edi Ramës, Mero Baze dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Lulzim Bashës. Kaq duhet të dini që Lulzim Basha duhet të ikë. Sot në Parlament, Salianji kishte një sjellje tepër ofenduese për një deputet të PD. Kishte arrogancë, fjalor të shëmtuar kundrejt një individi tjetër pak rëndësi ka se i përket PS, apo jo, duhet rë ruajmë etikën. S’e di pse Salianji trashi zërin, nëse donte të tregonte që ishte burrë dhe po bënte opozitë, apo ishte nga stresi që e ka kapur Kryesinë e PD këto ditët e fundit, tha Kokalari.

LEXO EDHE  Koronavirusi në Itali/ 103 humbje jete dhe mbi 15 mijë raste të reja në 24 orët e fundit