I akuzuar për pr*stitucion, pastrim parash dhe trafik, arrestohet në kufi shqiptari i shumëkërkuar

Është kapur një shqiptar i shumëkërkuar në kufirin greko-shqiptar.

43-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po tentonte të hynte për në Greqi, përmes pikës së kalimit kufitar të Merxanit, në Janinë.

LEXO EDHE  Historia si lente për të kuptuar dhe orientuar

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, rezultoi se shqiptari kërkohej nga Interpol Franca, për trafik qeniesh njerëzore, prostitucion e pastrim parash.