• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ Grabiten pronat në Jalë! Ata që i legalizuan lidhën kontratë me familjarët e Gjiknurit për të ndërtuar hotel

18:41 : 15/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Zbardhet skema e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Jalës. Një grabitje e pastër përmes falsifikimeve dhe trafikut të influencave politike të qeveritarëve, ku shtëpia prej 98 metrash katrore dhe trualli i oborrit të saj 578 metra katrorë në Jalë të zotëruara ligjërisht prej zotit Lorenc Koljaka i kanë kaluar në pronësi me 10 janar 2019, Teodor Dhespotit, Alma Dhespotit, Monda Mëhillit, Sonila Mëhillit dhe Spiro Mëhillit me anë të dy vendimeve të një pas njesheshem të drejtorisë së ALUZINI-t në Vlorë, edhe pse dokumentet mbi pronësinë e vertetë tregonin krejt të kundërtën.

Kështu nga shkresat rezulton se zoti Lorenc Kolja ka arritur të trashëgojë pronën në fjale bazuar në dëshmitë e trashëgimisë që datojnë qënga viti 1977, me testamentin e lëshuar në Korfuz nga pronari i parë Kiço Koço dhe të njohur nga noterët e kohës së komunizmit.

Po ashtu dëshmitë e trashëgimisë janë lëshuar edhe në vitin 2004 nga gjykata e Vlorës në 2004, ndërkohë që pronësia vërtetohet edhe nga leja e ndërtimit marrë nga Spiro Koco në Bashkinë Himarë për riparimin catisë në 2008. Vit në të cilin ka ndërruar jetë trashëgimlënësi i Koljakës, Spiro Koço, i cili ka banuar aty deri në ditët e fundit të jetës. Pas vdekjes së Spiro Koço, posedimi i pasurisë i kaloi zotit Lorenc Koljaka, por ai nuk ishte rezident i përhershëm.

Në vitin 2019 Koljaka njoftohet se banesa e tij është shembur dhe se mbi atë truall kishte nisur të ndërtohej një hotel. Firma ndërtuese është kompania “Jala Investment”, 60 përqind e së cilës është në pronësi të kompanisë ANDI, e zotëruar nga kushërinjtë e parë të Damian Gjiknurit, Andi dhe Adriana Gjiknuri. Për të arritur në këtë moment, kompanisë “Jala Investment” i është dashur të lidhë kontratë sipërmarrje me Teodor Dhespotin, Alma Dhespotin, Monda Mëhillin, Sonila Mëhillin dhe Spiro Mëhillin, të cilët në janar të 2019 kanë përfituar nga drejtoria e ALUIZNI-t në Vlorë, shtëpinë dhe truallin e Lorenc Koljaka. Ato kanë paraqitur tek ALUIZNI shkresat e ligjit 7501, i cili në fakt nuk ka lidhje me procesin e legalizimit, aq më tepër kur bëhet një objekt që ka ekzistuar aty që nga viti 1937, dhe i njohur nga aktet juridike të kohës së diktaurës dhe viteve të demokracisë.

Shkelja e parë është se me ligjin 7501 nuk përfitohen objekte, aq më tepër ato ekzistuese, sepse ato kanë qenë të detajura në aktet e dhënies së tokës në përdorim, ndërsa shkelja tjetër është se shtëpia është ndarë në dy pjesë për t’u legalizuar. I gjithë ky operacion kriminal është bërë me qëllimin e vetëm për të përfituar sa më shumë truall nga procesi i legalizimit. Duke e ndarë shtëpinë në dy pjesë të barabarta nga 48 metra, janë përfituar 578 metra katrore truall, ndërsa nëse do legalizohej një objekt do të kalonin vetëm 300 metra katrorë. Vendimet mbajnë firmën e drejtorit të atëhershëm të ALUIZNI-t në Vlorë, Ardian Musta.

Lexo edhe:

No Content Available

Ky i fundit është denoncuar në prokurori nga zoti Lorenc Koljaka, dhe organet e drejtësisë kanë sekuestruar të gjitha dosjet në drejtorinë e legalizimve. Por përfshirja në këtë sipërmarrje e familjarëve të Damian Gjiknurit, si përfitues të një siperfaqe për ndërtimin e një hoteli në një prej zonave më të lakmuara të bregdetit të jugut, ngjitur me plazhin e Jalës, ngre pikëpyetje të mëdha mbi trafikun e influencave. Heqja e pronës gati shekullore, është bërë në një kohë kur ka qenë e dokumentuar se kjo shtëpi ka qenë në posedim të familjes Koçi dhe më pas të Lorenc Koljaka.

Ka pasur kontratë furnizimi me energji, është marrë një leje ndërtimi për riparimin e catisë nga bashkia Himarë në vitin 2008, sic shihet dhe nga dokumentat, si dhe vërtetimet e kryepleqësisë në fshatin Vuno të 1993 dhe 1995, por asgjë nuk është marrë parasysht. Nga ana tjetër drejtori i ALUZNI-t, sigurisht nuk ka qenë njeri i panjohur për drejtuesin politik të Partise Socialiste në Vlorë, Damian Gjiknurin. Dhe fakti që përfitues final të kësaj prone është një kompani ku aksionere kryesore janë familjarët e tij, e bën të gjithë operacionin e tjetërsimit të pronës shumë të dyshimtë. Ndërkohë punimet në Jalë vazhdojnë, pavarësisht kallëzimit penal. /BW

Etiketa: grabitje prona jale skandal gjiknuri boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Foto: Daily Mail

Ndërpritet energjia elektrike në stadium, rrezikohet zhvillimi i ndeshjes San Marino-Angli

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com