Menaxhimi i pandemisë gjatë dimrit, Gjermania mobilizon 12 mijë ushtarë për Krishtlindje

Gjermania po planifikon të mobilizojë 12 mijë ushtarë deri për Krishtlindje për të ndihmuar në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas gazetës vendase “Der Spiegel”, forcat e armatosura do të ndihmojnë spitalet, fushatën e vaksinimit dhe testimit, si dhe gjurmimin.

Pak më herë, kancelarja Merkel, ndonëse në ditët e fundit të detyrës së saj, përsëriti sërish thirrjen drejtuar qytetarëve gjermanë që të vijojnë të vaksinohen me shpejtësi.

LEXO EDHE  Planifikoi vra*jen e bashkëshortit për t'i marrë pasurinë, kush është gruaja më e kërkuar nga Europol

“Javë të vështira kemi përpara. Të jemi të kujdesshëm të mbrojmë veten dhe të tjerët që të shpëtojmë vendin tonë. Vaksinohuni”, thuhej mes të tjerash në apelin e Merkel.