• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të besuarit e Taçit në skemën e pastrimit të 18 mln eurove/ Kush është djali i ish-gjyqtares

10:50 : 12/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Artur Balla, kunati i Rezart Taçit, është një prej personave që u arrestua me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është i përfshirë në një skemë të pastrimit të parave.

Biznesmeni Taçi është shpallur në kërkim nga SPAK, në bashkëpunim me Interpol, pasi nuk është arritur të kapet.

Balla, është djali i gjyqtares së Tiranës Dhurata Balla, e cila dha dorëheqjen nga detyra, pasi KPK i la asaj barrën e provës për justifikimin e pasurisë, gjatë procesit të Vetingut.

Dhurata Balla e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar deri në vitin 2013 si gjyqtare në Gjykatën e Krujës. Prej vitit 2013, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës, ndërkohë që në qershor të këtij viti, pasi refuzoi që të vazhdonte procesin e Vetingut, KPK e përjashtoi atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

SPAK në bashkëpunim me antimafian italiane kanë kryer një operacion kompleks, ku është zbuluar një grup kriminal që synonte pastrimin e parave në vendin tonë.

Lexo edhe:

“Më ka ardhur një letër”/ Kërcënohet me jetë Jenishehri pasi publikoi skemën e fitores kundër Serbisë

“Kur hap sh*lët, marr 50 euro”/ Zbulohet se çfarë ndodh brenda ‘strofullave’ të prostitucionit

Të përfshirë në këtë skemë janë disa shtetas italian, zvicerian, dhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Mësohet se ky i fundit përmes dy të besuarve të tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, ka dalë garant për futjen e 18 milionë eurove në vendin tonë, përmes një banke të nivelit të dytë, me qëllim pastrimin e tyre në vendin tonë, kundrejt përfitimit financiar.

SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste, dy prej të cilave janë ekzekutuar, ndërsa Taçi vetë nuk është mundur që të vihet dot në pranga.

Pasi këto para të futeshin përmes bankave në vendin tonë, transaksion që është kryer pjesërisht, synohej që të transferoheshin drejt shteteve të tjera.

Mediat italiane njoftonin sot se i është dhënë masa e arrestit të shtëpisë sipërmarrësit 90-vjeçar Francesko Zummo, kontabilisti Fabio Petruzzella dhe shtetasit Daniele Castagalli.

Francesco Zummo, 90 vjeç, nga Palermo, është i dyshuar si bashkëpunëtor i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, i cili vdiq në vitin 2002.

Sipërmarresi italian Zummo dyshohej se fshihte një pjesë të pasurisë të ish-kryebashkiakut të Palermos dhe shoqëroi dy herë fëmijët e Cianciminos në Kanada, duke i ndihmuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë mediat në Shqipëri kanë zbuluar detaje të reja lidhur nga dosja e SPAK-ut kundër biznesmenit Rezart Taçi.

Sipas hetimeve, njerëzit më të besuar të Taçit në skemë ishin Artur Balla dhe ish-shoqëruesi i tij, Bledar Lilo, të cilat janë arrestuar.

SPAK deklaron se nga hetimet e nisura këtë vit në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë zbuluar organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Skema financiare është drejtuar nga dy italianët Francesco Zummo dhe I.Z., në bashkëpunim me një tjetër italian Fabio Petruzzella të zviceranit me origjinë italiane Daniele Castagalli si dhe të biznesmenit shqiptar Rezart Taçi i përfshirë në biznese në sektorin e naftës. SPAK thotë se Taçi në funksion të kryerjes së kësaj veprimtarie ka angazhuar dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shqiptarëve të përfshirë, ka qenë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht sipas SPAK-ut dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht.

Po sipas SPAK-ut gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

Etiketa: bashkepunetoretskemaTaci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më ka ardhur një letër”/ Kërcënohet me jetë Jenishehri pasi publikoi skemën e fitores kundër Serbisë

21:19 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kur hap sh*lët, marr 50 euro”/ Zbulohet se çfarë ndodh brenda ‘strofullave’ të prostitucionit

21:05 : 26/05/2025
SPORT

Skema e “Final Four” rezulton një dështim, tifozët përgjysmohen krahasuar me një vit më parë

18:50 : 06/05/2025
AKTUALITET

Skema korruptive “5K” e ish-kryebashkiakut të Ballshit, Agron Kapllanaj

21:42 : 30/04/2025
AKTUALITET

Pazar me vdekjen/ Zbulohet skema korruptive e laboratorit të biopsisë në “Onkologjik”

13:09 : 23/04/2025
AKTUALITET

U sekuestruan mln euro/ Nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

18:05 : 09/04/2025
Para
Dritan Agolli, kreu i FSHZH

Shkeljet/ Raporti i KLSH: 130 mln dollarë tendera nga FSHZH e Dritan Agollit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com