• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policët rrahin barbarisht qytetarin në Pogradec (Video)

22:00 : 10/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e dhunimit të një qytetari nga forcat e policisë. Rasti ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Qytetari Ilirjan Dojçe tregon se kishte shkuar me makinë në Pogradec për të shitur speca.

Pas shitjes së specave, Ilirjani u takua me dy shokë të tij ku qëndruan në një lokal. Problemi nisi kur shkoi ora 23:00, teksa hynte në fuqi orari i ndalimit policor në kuadër të pandemisë.

Pikërisht rreth kësaj ore, Ilirjan së bashku me dy shokët e tij të cilët po i shoqëronte për shtëpi, u ndalua nga patrulla e policisë. Sipas qytetarit, 3 policët filluan t’i kërkonin llogari për kalimin e orës policore. Ilirjani tregon se u dha policëve 20 mijë Lekë të vjetra dhe ata e lanë të ikte.

Por pasi përcolli shokët, ai shkoi te daja i tij ku do të flinte. Sapo parkoi makinën, e njëjta patrullë me 3 policët u shfaq sërish. Në këtë moment, Ilirjani thotë se u dhunua nga punonjësit e policisë, të cilët i thyen dhëmbët dhe hundën.

Ilirjan Dojçe: Në datën 20 Tetor kam qenë në qytetin e Pogradecit për të shitur disa speca. Mbaroj punë dhe më pas takoj dy shokët e mi, qëndruam atje në orët e vona të darkës, ishte rreth 23:00. Në atë kohë kur po iknim, na del patrulla. Ishin 3 policë, na ndaluan, ku shkoni. I them unë po shkoj shokët e mi deri te shtëpia. Debatuam atje, më kërkuan lekë. Ju dhashë 20 mijë Lekë (të vjetra). Më pas ikëm. Më tha mua ku do shkosh? I them do iki te shtëpia e dajos tim dhe do rri atje sot. Mbarova punë, më pas shkoj në lagje dhe sa parkoj makinën atje, makina e policisë doli prapë te lagjia. Erdhi ai polici, më thotë ti s’merr vesh. Të thashë që do shkoj të fle këtu sot. Debatuam pak atje. Më pas filluan kontradiktat, më rrahën, më bënë copë. Edhe hundën e kam të thyer, dhëmbët e thyer, më shanë, më ofenduan me llafe nga më të ndryshmet. Më kërcënuan, do të vrasim, do të fus plumbin, do të hedh në përrua e shumë gjëra të tjera.

Lexo edhe:

No Content Available

Pasi kërkoi ndihmën e emisionit Stop, Ilirjani u takua sërish me policët që ai thotë se e kishin dhunuar. Kësaj radhe, qytetari ishte pajisur me kamera të fshehtë.

Ilirjan Dojce- Çkemi? Si kaloni?

Polici- Mirë, cfarë bëre ti?

Ilirjan Dojce-Më njeh, apo s’më njeh?

Polici- ëë.. të njojta…ëë.., c’kemi?

Ilirjan Dojce- Ore, ju me bëtë copë mua atje!

Polici-(nuk kuptohet)

Ilirjan Dojce-A e kupton këtë gjë ti? Ajo rrahje, që më bëtë…

Polici– Dëgjo! Takohemi, se është shefi vërdallë këtu!

Polici 2– Si jeni? Ca thotë ky?

Polici- Jo mo, hiç…

Ilirjan Dojce– Të dy ishin cunat, të dy ishin këta…?

Polici 2- Cfarë…?

Polici– Si ishin të dy këta?

Ilirjan Dojce- Në turn bashkë…

Polici-Të thashë, të pimë një kafe dhe bisedojmë dicka! Hajde të ulemi dhe…të thashë, që atë ditë “na numrin”, apo s’e mban mend? Këta ikën, s’kanë faj fare, këta ikën s’kanë punë fare.

Ilirjan Dojce- Ore ikën këta, po këta ishin bashkë me ty atë ditë…

Polici– Si…ti ke punë vetëm me mua, nuk ke punë me ta…

Ilirjan Dojce- Ja do të pres unë ty dhe do ta pimë një kafe.

Një një takim me të njëjtët policë, sërish me kamera sigurie, Ilirjani e pyeti njërin prej tyre se përse e rrahën, ndërsa polici tha se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Ilirjan Dojce- 200 mijë lekë dëm më ke bërë. Na shikoje! Po si më the atje në fund…? Do të marr edhe do të fut edhe plumbin?! Do të marr, do të hedh në prrua?!

Polici- Në gjaknxehtësi e thotë njeriu…

Ilirjan Dojce– Më mirë më merrje, më coje brënda,- të thashë. Më mirë të më hidhje atje, të më coje brenda xxx( nuk kuptohet) jo të më thyeje dhëmbët! Unë sot jam me dhëmb të thyer. 3 veta, se unë i mbaj mënd.

Polici- Këta cunat s’kanë punë fare. Dëgjomë mua!

Ilirjan Dojce– Si s’kanë punë fare?! U grinda me një nga cunat, i ktheva llafin.

Polici- Jo, jo!

Ilirjan Dojce- Me cunat u grinda unë? Le të thotë, ja ku është! Ia kam kthyer llafin? Le të thotë, ja ku është! Ja,hajde ty ta ktheva llafin, se unë e mbaj mënd. Këtij apo atij …?

Polici– Po c’rëndësi ka bre…

Ilirjan Dojce-Jo, jo, se e mbaj mend unë.

Polici- Po si e mbajke mend ti, ke qëne pavetëdije?!

Ilirjan Dojce- Po në rregull bre, pa vetëdije kam qenë.

Polici 2 – Po pa vetëdije, ti mund të vrasësh!

Ilirjan Dojce-Po si mund të vras unë, isha duke hyrë në hyrje, juve më erdhët mua.

Polici– Po ne të erdhëm, se të dëgjuam, s’të thamë ik nga fugonat!

Ilirjan Dojce– A vajta te hyrja unë?

Polici-Nuk kuptohet.

Ilirjan Dojce-I cova shokët deri atje, i cova vetë pastaj në hyrje…

Polici-Te vazhdojmë ne…?

Ilirjan Dojce- Të vazhdoni!

Në një tjetër takim, kur qytetari e pyet sërish policin përse e dhunoi, efektivi i thotë se ata e respektuan duke shkëmbyer numrat e telefonit!

Polici- Budalla! Ty policët të kanë bërë një nder. Kaq s’e kupton? Kaq s’e kuptove?  I shave këta, ishe i pirë…

Ilirjan Dojce-Unë ta pranoj, aman kam 3 ditë, që po vjell gjak. Shikoji dhëmbët! Po nuk jam nga ata burra, sepse ju respektova, ama jo të më bëje në këtë gjëndje mua…

Polici– Se ne s’të respektuam?

Ilirjan Dojce- Më respektove. Kafenë ta thashë atje…

Polici- xxx nuk kuptohet ..të pimë një kafe, ta dhashë edhe numrin.

Ilirjan Dojce-edhe të më rrahni ju të, tre sic jini?!

Polici- Kush të rrahu kot?

Ilirjan Dojce– S’më godite ëëë..? Po kush më bëri kështu mua?! Vërtetë s’ju respektova?!

Polici- Hic fare.., hic fare!

Ilirjan Dojce-Ia mora djalit, t’i dhashë ty. Po ta tregoj tamam muhabetin, sic është…

Polici-Do vish poshtë, ta pimë një kafe bashkë?

Ilirjan Dojce– Ku poshtë…?

Polici-nuk kuptohet.

Dy drejtuesit e emisionit Stop, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj i bënë thirrje SHÇBA-së që të reagojë pas publikimit të këtij rasti. /tvklan.al

Etiketa: dhune policet pogradec boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Von der Leyen: Sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë do të zgjerohen

TË GJITHA

Mbyllet pjesa e parë/ Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”

20:54 : 06/06/2026

Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Nuk janë më shumë se 8 mijë veta!

20:39 : 06/06/2026

Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk denoncon në polici

20:32 : 06/06/2026

“Çohu nga kafja”, protestë edhe në Fier kundër Ramës

20:23 : 06/06/2026

FOTO/ Nga ironia te kritikat për Ramën, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës

20:09 : 06/06/2026

I sëmuri me kancer para kryeministrisë: Rama turpi i kësaj godine! Po vdesin njerëzit…

19:53 : 06/06/2026

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, shtohet numri i qytetarëve kundër Ramës

19:36 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişcasino siteleri