• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sfida ndaj Anglisë, Laçi dhe Veseli: Po punojmë shumë për një ndeshje të madhe

14:18 : 09/11/2021
në SPORT

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së djeshme përgatitjet dhe stërvitjen në kuadër të dy ndeshjeve të fundit ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kampionatin botëror “Katar 2022”. Në konferencën për mediat kanë dalë ditën e sotme Qazim Laçi dhe Frederic Veseli, të cilët kanë folur për këto dy sfida që kuqezinjtë do të luajnë fillimisht ndaj anglezëve në Uembli më 12 nëntor ndërsa tre ditë më vonë ndaj Andorrës më 15 nëntor.

Qazim Laçi iu përgjigj fillimisht interesit të gazetarëve, teksa u shpreh i lumtur për rikthimin në Kombëtare pas dëmtimit, si dhe theksoi se grupi po përgatitet dhe po punon fort që të japë maksimumin ndaj Anglisë. Ai foli edhe për nivelin e ekipit, duke thënë se konkurrenca është rritur.

“Ndihem shumë mirë tani. Kisha një dëmtim, e kalova shpejt. Jam shumë i motivuar që erdha këtu dhe ndihem çdo herë krenar që vij me ekipin Kombëtar. Dhe po pres me shumë shpirt e zemër për ndeshjet”, tha ai.

“Besoj nga e gjithë ana taktike, do të rregullojmë dhe do të punojmë si në mbrojtje, si në mesfushë, si në sulm pasi kemi kundërshtar që do të jetë shumë i fortë. Do të punojmë shumë mirë në këto dy-tre ditë dhe do të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv”, u shpreh Laçi.

“Të luash me ekipin e Anglisë, do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë, por edhe ne do të përgatitemi shumë mirë, të marrim një rezultat dhe e kemi treguar veten  tonë në të gjitha ndeshjet që kemi bërë, të vazhdojmë të japim maksimumin  në këto dy ndeshje. Do jetë hera e parë që do të luaj në një stadium të tillë si Uembli. Kur vij me Kombëtaren emocionet janë të forta dhe jemi shumë të lumtur kur jemi këtu”, theksoi Laçi.

Lexo edhe:

Sfida Angli-Shqipëri, Tuchel lë jasht tre futbollistët e Premier League

Angli-Shqipëri, UEFA i beson drejtimin e ndeshjes arbitrit spanjoll

Frederic Veseli, i cili luan me ekipin e Salernitanës në Itali u shpreh se në ekip atmosfera është e mirë dhe se djemtë besojnë se mund t’ia dalin, pasi edhe në ndeshjen e fundit ndaj anglezëve, ekipi ka bërë një paraqitje të mirë.

Ai foli edhe për mbrojtjen kuqezi, si një nga shtyllat e kësaj Kombëtareje, teksa foli edhe për mungesën e Gjimshitit.

“Atmosfera është e mirë deri tani dhe për mrekulli besojmë çdo herë. Më tepër se mrekulli është një ëndërr, kemi dhe pak shanse dhe do të japim maksimumin tonë. Na ka mbetur edhe pak peng ndeshja me Poloninë, ku kemi pasur vërtetë mundësinë për të marrë të paktën një pikë sepse e kemi treguar veten në fushë”, theksoi ai.

“Edhe në ndeshjen e fundit me Anglinë, besoj se kemi bërë një paraqitje të mirë. Gati të gjithë lojtarët e mbrojtjes luajnë në Serinë A, një kampionat ku niveli i mbrojtësve është shumë i famshëm. Është kënaqësi të luash kundër Harry Kane dhe të tjerëve. Secili të japë maksimumin e vet, ne të gjithë kemi vetëbesim dhe mirëkuptim njëri me tjetrin dhe kush luan më mirë dhe kush ka më shumë fat, e fiton ndeshjen”, u shpreh Veseli.

Etiketa: Angli-Shqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Sfida Angli-Shqipëri, Tuchel lë jasht tre futbollistët e Premier League

12:15 : 21/03/2025
SPORT

Angli-Shqipëri, UEFA i beson drejtimin e ndeshjes arbitrit spanjoll

12:18 : 19/03/2025
SPORT

Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni

15:52 : 21/01/2025
SPORT

Goli ndaj Shqipërisë/ Maguire: E kishim përgatitur skemën, e dinim çfarë do të ndodhte

12:00 : 13/11/2021
SPORT

Sfida Angli-Shqipëri, ja sa do të jetë numri i tifozëve shqiptar në “Wembley”

18:49 : 12/11/2021
Foto: Skysports
SPORT

Southgate në dilemë përpara Shqipërisë

08:27 : 12/11/2021
Para

“Të çoj vullnetare në Gjermani”, Vokshi-Manastirliut: Si flet me përbuzje, a të vjen zor

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com