• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e të riut dhe plagosja e vëllait të tij, zbardhet dëshmia e autorit/ Si precipitoi konflikti për një vajzë

09:29 : 08/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Një sherr për një vajzë qëndron pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë një 28-vjeçar dhe u plagos vëllai i tij.

Pas ngjarjes së rëndë, Policia arrestoi autorin e dyshuar, shtetasin Ardit Hida, 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17-të Sulmuese”. I riu pritet të dalë përpara gjykatës gjatë kësaj të hëne për t’u njohur me masën e sigurisë.

Burime nga Policia e Elbasanit bënë me dije se menjëherë pas arrestimit, 24-vjeçari ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Në deklaratën paraprake, ai ka thënë se ka pasur një debat të ashpër me viktimën dhe vëllanë e tij, debat i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. Duke qenë se i riu ka pranuar krimin, tanimë pritet të shpjegohen edhe arsyet konkrete të sherrit që degjeneroi në përdorimin e thikës. Policia lokale tha se në konflikt ishte përfshirë një grup të rinjsh, ndërsa deri më tani është arrestuar vetëm një person. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

NGJARJA

Ka qenë ora rreth 19 e 50 minuta, kur dy vëllezërit, përkatësisht Florenc dhe Mikel Kovaçi, janë konfliktuar me një grup të rinjsh, konflikt i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të një femre. Ata kanë debatuar fillimisht me fjalë dhe më pas janë përdorur armë të ftohta. Për pasojë ka humbur jetën Florenc Kovaçi, 28 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij, Mikel Kovaçi, 19 vjeç. Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. “Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen ‘Qemal Stafa’, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej vëllezërve, shtetasi F. K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan, ka ndërruar jetë, ndërsa vëllai tjetër, shtetasi M. K., 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, sqaroi Policia lokale. Pas arrestimit të autorit të dyshuar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe mjeti prerës (thikë) me të cilin 24- vjeçari kreu krimin. “Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra, njëri prej vëllezërve, shtetasi F. K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan, ka ndërruar jetë, ndërsa vëllai tjetër shtetasi M. K., 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, sqaroi Policia lokale.

Lexo edhe:

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

FOTO/ Shpërthejnë tubacionet e reja të ujësjellësit në Elbasan, institucionet bëjnë “sehir”

Viktima, me probleme të shëndetit mendor

I riu Florenc Kovaçi përfundoi i pajetë në Spitalin e Elbasanit. Ai është goditur disa herë me thikë në pjesën e kraharorit dhe në zemër, plagë të cilat kanë qenë fatale për të. Burimet bënë me dije gjithashtu se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej disa vitesh. Ai gjithashtu njihej si person konfliktual në zonë. /Panorama/

Etiketa: elbasansherriviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ Shpërthejnë tubacionet e reja të ujësjellësit në Elbasan, institucionet bëjnë “sehir”

20:47 : 08/11/2025
AKTUALITET

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

16:09 : 04/11/2025
RAJONI

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025
BOTA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
Para

Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës, akuzohet se ngacmoi sek*ualisht dy 14-vjeçare

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

13:00 : 09/11/2025

Këlliçi: Vendimi i GJK për Veliajn, i dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun

12:52 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com