• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bizneset, borxh tek Tatimet dhe Doganat mbi 1,6 miliardë lekë

07:56 : 08/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Borxhi i akumuluar i bizneseve ndaj tatimeve dhe doganave arriti në fund të vitit 2020 në vlerën 167.5 miliardë lekë (1.4 mld euro).

Sipas të dhënave që publikoi Kontrolli i Lartë i Shtetit, 73% e këtij detyrimi ose 122.5 miliardë lekë i takon borxhit tatimor dhe pjesa tjetër 45 miliardë lekë (27%) i takon borxhit doganor.

Stoku i detyrimeve të biznesit në tatime u përkeqësua nga pandemia

Bazuar në të dhënat e dërguara nga Drejtoritë Rajonale Tatimore dhe sipas raportimeve mujore nga Drejtoria e Mbledhjes me Forcë të Borxhit në DPT, gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në afatin deri në 31 dhjetor 2020 shënoi 122.5 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro. Shuma e detyrimeve erdhi në rritje për shkak të ndikimeve negative që dha pandemia Covid-19.

Gjendja e detyrimeve të papaguara në afat në fillim të vitit 2020 ishte 116.9 miliardë lekë dhe në fund të vitit 2020 arriti në vlerën 122.4 miliardë lekë, duke rezultuar në një rritje neto në vlerën 5.4 miliard lekë.

Lexo edhe:

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

Vlera e detyrimeve të papaguara, pa përfshirë proceset gjyqësore në fund të vitit, vlerësohet në shumën 108.7 miliardë lekë, nga 103.3 miliardë lekë në fillim të vitit. Diferenca prej 13.7 miliardë lekësh që zë 11% të stokut të detyrimeve të papaguara, është në proces gjyqësor deri në fund të dhjetorit 2020.

Peshën më të madhe në total të stokut të detyrimeve e zë Rajoni Qendror me 73,7% i ndjekur nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj me 10,2%, Rajoni Verior me 9% e më pas Rajoni i Jugut me 7,1 %.

Arkëtimi i detyrimeve tatimore referuar të dhënave të DPT, për vitin 2020 është në vlerën 18 miliardë lekë. Referuar të dhënave, rezulton se “detyrimet e shtuara” janë më pak në vlerë 9,9 miliardë lekë për vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Rritja më e madhe e këtyre detyrimeve i takon muajit prill 2020, për shkak të situatës pandemike, sipas KLSH.

Rezulton se zëri TVSH zë peshën më të madhe në stokun e detyrimeve të papaguara në afat, 34% ose në vlerë absolute 41.9 miliardë lekë, ndjekur nga Tatim Fitimi me 27% ose në vlerë absolute 33.4 miliardë lekë, zëri “Të Tjera” me 24% ose në vlerë absolute 28.1 miliardë lekë, Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore me 14% ose në vlerë absolute 17 miliardë lekë dhe TAP me 2% ose në vlerë absolute 2,1 miliardë lekë.

Detyrimet tatimore sipas statusit të tatimpaguesit përbëhen nga subjektet aktive me 42% të numrit total të subjekteve debitorë me vlerë 39,7 miliardë lekë, ose 32% të vlerës totale të borxhit, ndërsa subjektet pasive zënë 58% të numrit total të subjekteve debitor me vlerë 82,6 miliardë lekë, ose 68% të vlerës totale të borxhi 2020, borxhi doganor rritje me 7%

Borxhi doganor në fund të vitit 2020 paraqitet në vlerën 45 miliardë lekë dhe krahasuar me fillimin e vitit, ku borxhi doganor ka qene në vlerën 42 miliardë lekë, ka shënuar rritje në vlerën 3 miliardë lekë, ose në masën 7%.

Detyrimi total në vlerën 45.05 miliardë lekë, përbëhet nga detyrim doganor në vlerën 13.24 miliardë lekë, penalitetet në vlerën 26.05 miliardë lekë dhe interesa në vlerën 6.56 miliardë lekë.

KLSH vëren se, Administrata Doganore për vitin 2020 ka arritur të arkëtojë vetëm 786 milionë lekë detyrime (ose 1.7% të totalit).

Gjatë vitit 2020, detyrimi i vitit 2019 është ulur me 153 milionë lekë dhe detyrimi i vitit 2017 gjithashtu është ulur me 3 milionë lekë. Ndërsa detyrimi i viteve të tjera është rritur, duke kulmuar me rritjen e borxhit të vitit 2020 me vlerën 3,043 milion lekë.

Raportin më të ulët të borxhit ndaj të ardhurave të realizuara e kanë Degët Doganore Rinas (0.2%), Pogradec (1.2%), Kapshticë (2.7%) dhe Kakavijë (2.9%). Ndërsa nivelin më të lartë të borxhit në krahasim me të ardhurat e realizuara e kanë Degët Doganore Tre Urat (1379.8% ose 13 herë më shumë se të ardhurat e realizuara), Fier (618% ose 6 herë më shumë se të ardhurat e realizuara), Berat (354.3% ose 3 herë më shumë se të ardhurat e realizuara), Lezhë (175.8% ose 2 herë më shumë se të ardhurat e realizuara) dhe Korçë (120.3%)./MONITOR

Etiketa: bizneseborxheTatime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
BOTA

Paradoksi/ Greqia me numrin më të madh të bizneseve të vogla në BE, por me produktivitetin më të ulët

22:49 : 05/08/2025
NDRYSHE

3 nga 4 biznese europiane varen nga teknologjia amerikane për të operuar

20:00 : 05/08/2025
AKTUALITET

“Testi i acidit” i turizmit

20:50 : 04/08/2025
AKTUALITET

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

21:46 : 01/08/2025
AKTUALITET

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

13:04 : 25/07/2025
Para
Foto: Instagram

Ardit Çuni kritika të shumta për produksionin e "BBV": Jam trajtuar ndryshe nga të tjerët

TË GJITHA

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com