• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Si mund të darkosh me Vuçiç dhe të quash vëlla Thaçin?”, profesori thumbon Ramën

10:07 : 04/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Profesori Blerim Latifi, ka reaguar pas darkës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

Latifi ia ka parashtruar disa pyetje Ramës, pas publikimit të fotografisë nga kjo darkë.

Ai e pyet Ramën se si mund ta quajë vëlla Hashim Thaçin e të ulet në darkë me “ata që kanë sajuar dhe dërguar në Hagë qindra dosje për ta dënuar Hashim Thaçin” dhe me “ata të cilët nuk lanë gur pa lëvizur që ta rrënojnë shtetësinë e Kosovës”.

“Si është e mundur të ulesh në një darkë miqësore me ata që, duke kuptuar dobësinë aktuale të Bashkimit Europian dhe shpërqendrimin e Amerikës, i janë i rikthyer planeve për të rindërtuar hegjemoninë e re serbe në rajon?

Si është e mundur të ulesh në një darkë miqësore me ata që, të nxitur nga Rusia, kërcënojnë hapur ta ndezin flakë edhe njëherë Bosnjën, ndërsa vetëm pak kohë më parë e kanë shkatërruar sovranitetin e Malit të Zi, duke sjellë në pushtet një qeveri, të cilës NATO refuzon t’i japë informacionet sekrete të saj, edhe për kundër faktit se Mali i Zi është anëtar i saj? A nuk tregon gjithçka ky refuzim?”, kanë qenë dy pyetjet e tjera të Latifit drejtuar Ramës.

Lexo edhe:

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka postuar një foto nga darka që ka ngrënë mbrëmë para takimit të radhës të iniciativës “Open Balkan”, me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Malit të Zi, Edi Rama, përkatësisht Zdravko Krivokapiq.

Në këtë darkë është edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe kryeministrja e Serbisë, ana Brnabiq. Vuçiç ka shkruar në rrjete sociale se mysafirët i kanë pritur me verë serbe. Darka i paraprin takimit të radhës për “Open Balkan”.

Postimi i plotë i Latifit:

I kam kundërshtuar gjithmonë ata që tek Edi Rama shohin një rimishërim të Esad Pashë Toptanit të viteve 1913-15 apo të Ahmet Zogut të vitit 1924. Janë rrethana të tjera historike dhe për dallim prej tyre Ramës nuk i duhet ndihma e Beogradit për ta marrë ose mbajtur pushtetin në Tiranë. Por kur e shoh fotografinë nga darka e mbrëmshme në Beograd, nuk mundem të mos i shtroj disa pyetje, thjesht morale:

– Si është e mundur moralisht ta quash Hashim Thaçin vëlla dhe njëkohësisht të ulesh në një darkë miqësore me ata që kanë sajuar dhe dërguar në Hagë qindra dosje për ta dënuar Hashim Thaçin me dënimin më të rëndë që mund të marrë një njeri: për krime kundër njerëzimit?

– Si është e mundur moralisht që, si kryeministër i Shqipërisë, të ulesh në një darkë miqësore me ata të cilët nuk lënë gur pa lëvizur që ta rrënojnë shtetësinë e Kosovës?

– Si është e mundur të ulesh në një darkë miqësore me ata që, duke kuptuar dobësinë aktuale të Bashkimit Europian dhe shpërqendrimin e Amerikës, i janë i rikthyer planeve për të rindërtuar hegjemoninë e re serbe në rajon?

– Si është e mundur të ulesh në një darkë miqësore me ata që, të nxitur nga Rusia, kërcënojnë hapur ta ndezin flakë edhe njëherë Bosnjën, ndërsa vetëm pak kohë më parë e kanë shkatërruar sovranitetin e Malit të Zi, duke sjellë në pushtet një qeveri, të cilës NATO refuzon t’i japë informacionet sekrete të saj, edhe për kundër faktit se Mali i Zi është anëtar i saj? A nuk tregon gjithçka ky refuzim?

Unë e kuptoj vullnetin e mirë të Ramës për një Ballkan që ecë përpara, por vullneti i mirë dhe Beogradi janë dy gjëra që kurrë s’kanë shkuar dhe vazhdojnë të mos shkojnë bashkë.

Etiketa: latifiRamaVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Sanksionet e SHBA, Vuçiç paralajmëron krizë energjitike në Serbi

16:26 : 16/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
RAJONI

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025
BOTA

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

20:40 : 07/11/2025
RAJONI

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025
Para
Foto: Instagram

Semi Jaupaj tregon arsyet pse pranoi të merrte pjesë në "Big Brother VIP"

TË GJITHA

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025

Mjekët: Skleroza multipe në rritje, sëmundja prek moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç

19:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

19:35 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com