• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masat për përmbytjet, Peleshi me kryebashkiakët e prefektët: Do përqendrohemi më tepër te menaxhimi i pasojave sesa parandalimi

09:31 : 03/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Në prag të sezonit të dimrit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako kërkuan bashkëpunimin e ngushtë të drejtuesve të pushtetit vendor për të marrë të gjitha masat për përballimin e pasojave që mund të sjellin reshjet e shiut. Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit si dhe me prefektët e 12 qarqeve, Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje faktin se tashmë Shqipëria ka hyrë në zonën e riskut të lartë, në bazë edhe të raportit vjetor të riskut botëror.

“Ne tani jemi në sezon dhe do përqendrohemi më tepër te menaxhimi i pasojave, sepse nuk është se kemi kohë sot të flasim për shkakun, për parandalimin e përmbytjeve, por gjithsesi investimet edhe puna e përbashkët për të reduktuar riskun më afatgjatë përmes investimeve dhe punës së koordinuar duhet të jetë një paralele që duhet të na shoqërojë vazhdimisht. Sistemi i ringritur ose i rishikuar sot për sot është një Agjenci Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila funksionon nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes që është autoriteti që koordinon të gjitha forcat, të gjitha institucionet që kanë një rol për të luajtur në përballimin e emergjencave”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi vuri theksin në një koordinim më të mirë mes bashkive dhe institucioneve qendrore.

“Ajo që nuk duhet të ndodhë në të ardhmen është që një bashki e caktuar duke menduar që sado të agravohet një emergjencë do të vinë ata të emergjencës së Tiranës, do futet ushtria e do ta zgjidhë punën dhe të flejë gjumë, kjo nuk na bën mirë as juve jo e jo që jeni përgjegjës për të kontrolluar dhe mbrojtur komunitetet tuaja, por edhe ne pastaj na bëhet shumë e vështirë të neutralizojmë një emergjencë. Duhet të kemi një reagim të hershëm, duke vënë funksion edhe komunitetin, i cili duhet të ndërgjegjësohet për të lajmëruar në mënyrë që të parandalojmë sa më shpejt emergjencën, në rast se kjo nuk ndodh pastaj përmasa mund të jetë aq e madhe saqë edhe gjithë FA, të gjitha mjetet tona apo të institucioneve të tjera mund të mos mjaftojnë”, u shpreh Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se qeveria ka menduar një mbështetje financiare mbi 20 milionë dollarë për emergjencat civile.

Lexo edhe:

Bardhi: Peleshi, ‘kloun’ i Ballës, ta harrojë se do na mbyllë gojën!

Peleshi e përjashtoi, Bardhi refuzon të largohet, ndërpret punimet e Kuvendit

“Ne kemi këtë vit rreth 2,1 miliardë pra më shumë se 20 milionë dollarë buxhet për EC, e cila do të ndahet pak a shumë në mes, pra 1,1 miliardë do të thotë 11 mln dollarë do të jetë si transfertë e kushtëzuar për bashkitë, 600 mln do të transferohen në buxhetet tuaja nga Ministria e Financave përmes Ministrisë së Mbrojtjes”, sqaroi ministri Peleshi, duke shtuar se buxheti për emergjencat asnjëherë nuk është i mjaftueshëm, por këtë herë ai jep mundësitë për t’i përballuar ato më mirë. Një risi gjithashtu, sipas ministrit Peleshi, është edhe fondi prej 800 milionë lekësh për investimet në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit të Emergjencave civile, i cili do të transferohet tek bashkitë për projekte, të cilat do të seleksionohen nga një komitet që do të ngrihet dhe do të bëjë përzgjedhjen e propozimeve nga njësitë vendore.

Etiketa: Niko Peleshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi: Peleshi, ‘kloun’ i Ballës, ta harrojë se do na mbyllë gojën!

17:23 : 16/10/2025
AKTUALITET

Peleshi e përjashtoi, Bardhi refuzon të largohet, ndërpret punimet e Kuvendit

16:26 : 16/10/2025
AKTUALITET

Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga seanca! Demokrati: Je i paaftë…

16:03 : 16/10/2025
AKTUALITET

Bardhi-Peleshit: Nuk lexojmë letra bakalli nga Balla, kemi lexuar boll në Sky ECC

11:21 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, debate në Këshillin e Legjislacionit: U tregua i njëanshëm!

18:28 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Mandatet e Kushtetueses, pronë e partisë-shtet”, Bardhi “shpërthen” në akuza ndaj Peleshit

17:21 : 14/10/2025
Para

Arditi dhe Monika bëjnë deklaratën e fortë për Donaldin: Ndihemi të kërcënuar, ushtron dhunë psikologjike

TË GJITHA

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo, emërohet nënkryetare bashkie

17:56 : 23/10/2025

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

17:46 : 23/10/2025

Daniel Pepa, 21-vjeçari që ktheu një kafe në tr@gjedi me dy v!ktima

17:40 : 23/10/2025

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025

Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez

17:26 : 23/10/2025

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com