• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Meta vlerëson mjeshtrin e akrobacisë shqiptare Ali Xhixha me dekoratën “Nderi i Kombit”

12:57 : 30/10/2021
në KULTURE
Foto - FB

Foto - FB

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi mjeshtrin e akrobacisë shqiptare, Ali Xhixhën pas vdekjes me dekoratën “Nderi i Kombit”.

Kreu u Shtetit u shoreh se me mjeshtërinë dhe pasionin e tij, Xhixha i dha vlera shumë dimensionale këtij arti.

“Në shenjë vlerësimi për kontributet e çmuara në themelimin e akrobacisë në cirkun shqiptar. Me mjeshtërinë dhe pasionin e tij i dha vlera shumë dimensionale këtij arti të bukur, në arenën kombëtare si dhe në atë ndërkombëtare.”

Në fjalën e tij drejtuar familjarëve dhe të pranishmëve në ceremoninë e dekorimit, Presidenti Meta u shpreh:

Kam kënaqësinë të nderoj me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’, Ali Xhixha, themeluesin dhe pionerin e cirkut shqiptar. Megjithëse ka kaluar kohë nga largimi i tij nga jeta, mjeshtëria dhe vepra e tij, kujtohet gjithmonë me respektin, që ai meritonte. Ali Xhixha ka qenë nga tiranasit, që me pasionin, guximin dhe vullnetin e tij ushtroi akrobacinë, në format më interesante të kohës, aq sa ai u bë një legjendë e familjeve tiranase, të cilët ndiqnin numrat e shfaqjeve të tij, me emocione kudo. Xhixha kaloi në shumë pengesa gjatë karrierës së tij, por asnjëherë nuk u dorëzua para vështirësive. Ai nuk u ndal asnjëherë me trupën e vet, siç e shpjegon ish-nxënësja e tij, ‘Mjeshtrja e Madhe’, Vitore Sallaku dhe as nuk e ndërpreu aktivitetin e tij akrobatik, duke shkuar në çdo qytet të vendit. Mbas çlirimit me përmirësimin e kushteve të cirkut, trupa e tij u shtua në numër me nxënës, që sot janë artistë të mëdhenj. Gjatë karrierës së tij artistike Ali Xhixha u rrit në mjeshtërinë e cirkut dhe e pasuroi repertorin e tij akrobatik. Prej shkollës, instruktimit dhe stërvitjes së tij kanë dalë dhe janë rritur mjeshtra të mëdhenj të cirkut si Arian Miluka, Vitore Sallaku, Zhuljeta Miluka, Liri Jonuzi, Pina Shkurti, Dylbere Kodra, Sakine Petrela, Bajram Kurti dhe shumë artistë të tjerë. Ali Xhixha ka improvizuar edhe shfaqje, që pasqyronin vepra të përmasave botërore si ‘Romeo dhe Zhuljeta’. Ali Xhixha siç kujton ish-nxënësi Arjan Miluka, që sot është Drejtor teknik i cirkut ‘Vertigo’ në Itali, ka detyruar qeverinë belge të mblidhet dy herë për të ngritur institutin e lartë të cirkut, që u bë realitet.

Lexo edhe:

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca

Në referencën e tij për Ali Xhixhën, Meta e cilëson atë si legjendë, krenari dhe i papërsëritshëm për cirkun.

“Ai deri në fund të vitit 1958 ka dhënë shfaqje kudo në të gjithë vendin. Ambientet ku Aliu jepte shfaqje, sidomos nga 30 metra lartësi, si një pelivan i vërtetë dhe pa rrjetë mbrojtëse poshtë, u bënë shumë të njohura, sepse zakonisht zhvilloheshin në ambiente të hapura, terrene sportive, stadiume, si dhe në Bulevardin  ‘Dëshmorët e Kombit’. Figura të tillë  si Ali Xhixha,  i bëjnë nder vendit tonë. Mirënjohje të sinqertë dua t’i përcjell familjes së Ali Xhixhës, për njeriun e tyre të madh dhe të paharruar, që na ka bërë të gjithëve krenarë! Dekorata ‘Nderi i Kombit’ është e rëndësishme për ju, por mbi të gjitha për historinë e lavdishme të tij dhe për  sukseset e cirkut shqiptar”, tha Meta me tej.

819da96e 6d94 4270 Bb94 18680017db85

Ed557527 D79b 4949 A5b3 E6bbb45dd808

18d5bb84 95c4 4073 8b0b 73bedb7d8116

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta sërish kërkesë në GJKKO për lirim nga qelia, ja kur do të mbahet seanca

08:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

Meta kërkon heqjen e masës “arrest me burg”, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës

18:29 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë

17:38 : 10/09/2025
AKTUALITET

Drejtoria e Burgjeve kërkon nisjen e procedurave disiplinore ndaj avokatit të Metës, arsyeja

14:37 : 10/09/2025
Para
Foto: Instagram

Artani zbulon prapaskenat pasi e përjashtuan: Ja çfarë bëjnë konkurrentët jashtë kamerave

TË GJITHA

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com