• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa mund t’i kushtojnë Shqipërisë, satelitët e Ramës? Ja përgjigjet e ekspertit

14:31 : 27/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, Teknologji

Nisur nga deklarime e Kryeministrit Rama, sipas të cilit Shqipëria do të hedhë në hapësirë dy satelitë në muajt e parë të vitit të ardhshëm, si dhe nga mungesa e informacionit sesa do i kushtojnë shtetit shqiptar nisma të tilla (në rast se ato do të paguheshin prej tij), iu drejtuam me disa pyetje zotit Mariglen Angjellari.

Angjellari ka punuar për disa vite si kimist në një Kompani që prodhonte Raketën Vega C në fibra karboni. Ky produkt i shitej më pas Ariane Group. Ariane Group është kompania kryesore evropiane që menaxhon dhe ofron shërbime hedhje sateliti nga qendra hapsinore evropiane.

Tre pyetjeve Marengleni iu përgjigj si më poshtë:

Cfarë është një satelit i hedhur në hapësirë?

Një satelit është një aparaturë mjaft komplekse për tu hedhur në hapësirë, në orbita të ndryshme rreth tokës për qëllim nga më të ndryshmet nga ato teknike te ato ushtaraket. Funksionet kryesore kanë të bëjnë me me qëllimet e studimit, monitorimi, navigimi dhe transmetimi i të dhënave në rajone të ndryshme të Tokës. Përdoruesit mund të jenë publikë ose privatë.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Sa Kushton një Satelit?

Kostoja e prodhimit të një sateliti është shumë e lartë. Jo vetëm kaq por edhe kohët e pritjes janë shumë të gjata. Kjo për shkak sepse kërkesa për satelitë është shumë e lartë dhe kompanitë prodhuese janë shumë të pakta në gjithë botën. Kjo vjen ngaqë prodhimi i një sateliti është një proces inxhinierik shumë i komplikuar. Pra, duhet planifikuar në radhë të parë realizimi i një sateliti dhe më pas hedhja në hapësirë. Në kohët e sotme kjo gjë është mjaft e vështirë.

Çmimi i një sateliti varet nga shumë faktorë që nga kompleksiteti i realizimit të tij e deri te qëllimi i përdorimit. Madje ndikon edhe vendi i prodhimit të tij. Psh nëse flasim për satelitë që dërgohen për qëllime klimatike çmimi shkon deri në 300 milion Euro. Ndërsa çmimi i një sateliti spiun shkon në 500 milion Euro. Këtu duhet të shtohen edhe shpenzimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit që janë shumë të mëdha. Kërkuesi i shërbimit duhet të paguajë edhe frekuencat (bandat) njësoj siç operojnë transmetuesit televizivë. Këto kosto arrijnë deri në 1.5 milionë Euro në vit. Prodhuesit më të mëdhenj në Evropë janë Airbus Safran, OHB, Thales Alenia dhe SES.

Sa kushton hedhja në hapësirë e një sateliti?

Hedhja në hapësirë e një sateliti realizohet nga kompani apo institucione të specializuara në vende specifike e koordinata të caktuara tokësore, mundësisht ekuatoriale. Psh, Bashkimi Evropian (EU) ka vetëm një qendër për hedhjen e satelitëve. Ajo ndodhet në Gujanën Franceze, një vend ekuatorial në kufi me Venezuelën në Amerikën e Jugut. Kjo qendër funksionon nën menaxhimin e Agjencisë Speciale Evropiane (ESA) dhe Agjencisë Speciale Franceze(CNES). Ariane Group është kompania kryesore evropiane që menaxhon dhe ofron shërbime hedhje sateliti nga qendra hapsinore evropiane. Raketat që shërbejnë për këtë qëllim janë 2, Ariane 5 dhe Vega C. Ndërtimi i këtyre raketave bëhet ekskluzivisht në vende evropiane si France, Itali dhe Gjermani. E njëjta kompani (Ariane Group) edhe të raketës ruse Soyz.

Kostoja e hedhjes së një Sateliti është e lidhur ngushtë me peshën e Satelitit dhe lartësinë e vendosjes së Satelitit në Hapësirë. Aktualisht, kostoja e hedhjes nga një kompani evropiane varion nga 25-40 mijë dollarë/kg. Çmime të ngjashme ofrojnë edhe kompanitë amerikane. Çmimet e hedhjes në hapësirë kanë një diapazon të gjerë por minimumi shkon 10 milion dollarë.

Ka shpesh raste kur kompanitë ofrojnë lëshimin e disa satelitëve në të njëjtën hedhje për të minimizuar kostot. Në këtë rast çmimi mund të përgjysmohet ose edhe më pak./Bisedoi: Gazeta Express/

Etiketa: ekspertiRamasatelit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
Para

Kursi i këmbimit, forcohet euro, dollari dhe franga

TË GJITHA

A do të kufizohet e drejta e shtetësisë në SHBA?

10:28 : 28/06/2025

Kultivuan kanabis në oborr, arrestohen babë e bir në Tepelenë

10:19 : 28/06/2025

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ja 4 qarqet që vijojnë me nivelin më të “lartë” të rrezikut

10:13 : 28/06/2025

VIDEO/ Incident i pazakontë në ring, boksierin rus e zë korrenti pas fitores. Rrëzohet në pishinë

10:02 : 28/06/2025

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com