• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përtej politikës së madhe

10:52 : 25/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Ndërsa zien përditë e më shumë kazani i politikës së “madhe” me propozime dhe kundër-propozime, me foltore dhe faltore, me veting drejtësie dhe veting politike, qindra mijëra shqiptarë ndjehen ose të përhumbur, ose të vjedhur, ose përpiqen të ikin nga sytë këmbët në ndjekje të një jetese sa më normale. Shqiptarët po ndjehen përditë e më të varfër, përherë e më të vjedhur. Pensionet reale, që kanë vite që as nuk indeksohen, pra kemi ulje reale të tyre, e bëjnë pensionistin shqiptar jo vetëm më të varfër krahasuar me mesatraen e vendeve të BE-së por edhe më të varfrin e klasës ballkanike.

Që shqiptarët nuk besojnë më në mrekullinë ekonomike që ka të papunësuar vetëm 11-12 përqind të popullsisë sipas INSTAT-it qeveritar, kjo nuk do as mend, as kalem. E konfimon së fundmi dhe rënia pikiatë e besimit te ekonomia, ku edhe sipas eurobarometrit të fundit, mbi gjashtëdhjetë përqind e shqiptarëve e vlerësojnë ekonominë e vendit “totalisht keq”. Plot gjysma e popullsisë shprehet me pesimizëm që situata do të ngelet e njëjtë dhe një pjesë e mirë shohin tendenca përkeqësimi në horizont.

Rritja e inflacionit që ka prekur nga imoboliaret te çmimet e shportës, përballë një qeverie që zgjidhje sheh vetëm marrjen e më shumë borxhi, nuk ka se si të jetë as ogur i mirë, as shpresëdhënës për të paktën një të tretën e popullsisë që jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë apo sic thuhet ndryshe, është nën kufirin e varfërisë. Shumica e shqiptarëve fjalën pushim e kanë luks, ashtu siç janë, të rënduar nga kreditë, të lodhur nga hallet, të çpuar nga xhepi dhe të pasigurtë për të ardhmen. Po ikin si nga një vend si në luftë, ku shtegtarët e pak metrave katrorë i nxjerrin sytë si korbat sho-shoqit në përpjekje për ekzistencë.

Po arratisen nga një vend ku pak miliarderë nuk dinë se të cila vilë pushimi i zë nata dhe te cila i gdhin dita, ku pak oligarkë gllabërojnë dhe ato pak copa pasurie publike nga një vend i bekuar nga Perëndia por i vjedhur nga politikanët, ku pasiguria të shoqëron nga ajri që thith, te ushqimi që ha, te uji i paguar që pi, të rrugët që marrin jetë, te kujdesi që duhet të kesh në çdo moment sepse duhet të ruhesh se mos shteti yt ta fut.

Lexo edhe:

Ish-Këneta, lagjia që politika e mban “të përmbytur”! Banorët ende pa marrë asnjë dëmshpërblim

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit së shpejti bazuar në një analizë gjaku

Ku njerëzit shpesh janë bërë si hiena, ku lakmia për t’ja hedhur tjetrit mbizotëron ndaj vullnetit për punë, kur fitimi i shpejtë errëson gjykimin, ku reputacioni vlen më pak se sholla e konsumuar e një këpuce të vjetër. Ku është harruar meritokracia dhe vlerësohet shkërdhatokracia, ku është vlerësim të të quajnë “bir kurve”, ku adhurohet politikani që shoqërohet me të fortë dhe dukja është ku e ku më e rëndësishme se përmbajtja.

Ku dija është mall i zhvlerësuar dhe truri ngjan si mall skadence. Vetëm kur sirenat e financave publike që po çalojnë, e kekut të ekonomisë që po zvogëlohet rrufeshëm dhe e polarizimit shoqëror që po shtohet si ortek të bien më fort, ndoshta do ketë zgjim, ndërgjegjësim dhe reagim. Të shpresojmë që do të jetë në atë masë sa të bëjë diferencën.

Etiketa: analizakalemajpolitika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-Këneta, lagjia që politika e mban “të përmbytur”! Banorët ende pa marrë asnjë dëmshpërblim

18:36 : 02/06/2025
SHENDETI

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit së shpejti bazuar në një analizë gjaku

22:44 : 27/05/2025
AKTUALITET

‘Kakistokracia’: Kur më të paaftët marrin pushtetin

16:53 : 27/05/2025
AKTUALITET

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:22 : 14/05/2025
AKTUALITET

Kur do të tërhiqet nga politika? Berisha: Vetëm nga Zoti i madh!

21:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

Gjirokastra mes votuesve historikë dhe të zhgënjyerve nga politika

09:44 : 07/05/2025
Para

Foltorja e Beratit dhe Kuvendi i partisë: përshtypje e refleksione

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com