• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligjërim i dhunës policore

15:41 : 25/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga BoldNews.al

Kushdo që ka shpresuar se me largimin e Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit, situata në aktivitetin e uniformave blu do të standartizohej dhe do të rikthehej në hullitë e ligjit, më së paku duhet të ndihet i zhgënjyer.

Vrasjet mafioze nuk kanë munguar edhe me emërimin e Gledis Nanos, i cili erdhi me aureolën e “njeriut të amerikanëve”.

Por, më e keqja akoma, sjellja rrugaçërore e punonjësve të ndryshëm të Policisë së Shtetit, vijon të jetë në të njëjtat nivele. Si edhe reagimi “justifikues” i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për episode dhune ndaj qytetarëve, vijon të jetë në të njëjtin stil të “ard-velinjve”.

Kujtdo mund t’i kujtohet lehtësisht se si Ard Veliu i Parë bullizoi një nënë të re, në përpjekje për të justifikuar dhunën që vartësit e tij ushtruar ndaj djalit të saj 14-vjeçar për thyerje të “orarit të karantinës”.

Lexo edhe:

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Përleshje me armë mes bandave shqiptare në Itali, tre të plagosur

Apo, më keq akoma, kur, një mendësi kriminale brenda radhëve të Policisë së Shtetit, u përpoq t’i mveshte një pistoletë të ndjerit Klodian Rasha, i cili u vra nga një polic në Tiranë, gjithashtu për “thyerje të orarit”.

Kjo mendësi vijon të jetë ende e fuqishme dhe u përsërit edhe në një episod dhune, ndodhur mëngjesin e 24 Tetorit, në rreth-rrotullimin e Saverit, në Lushnje.

Një patrullë policore ndaloi 28-vjeçarin Amarildo Hoxha dhe “komunikimi” i tyre u shndërrua në një rrahje të dhunshme të qytetarit, nën justifikimin se ai “kundërshtoi policinë”

Deri më tani, publiku ka parë vetëm pamjet e Amarildos, i dhunuar keqas, me sy dhe fytyrë të nxirë nga goditjet e patrullës policore.

Punonjësit e uniformave blu pretendojnë se ai i ka kundërshtuar…dhe, sipas kësaj logjike, e kanë dhunuar.

Kjo mendësi është tipikisht tribale, ku policët, nën pretekstin e uniformës, i jep të drejtën që të ushtrojnë dhunë të rëndë fizike ndaj një qytetari të pambrojtur.

Manualet policore i kanë të parashikuara rastet, kur duhet të trajtojnë persona që i kundërshtojnë në ushtrimin e detyrës-asnjë polic nuk është “Herkuli” për ta zgjidhur vetëm situatën.

Për çdo konflikt në rrugë, punonjësit e Policisë njoftojnë kolegët e tyre, në rast se nuk arrijnë t’i neutralizojnë, sipas standarteve të punës.

Por, nuk ka ndodhur kështu me Amarildo Hoxhën. Ai deklaron dhe, edhe fytyra ia tregon, se është gjendur nën breshëri të dhunshme grushtash, pasi nuk pranoi t’u japë telefonin.

Më e rëndë se sa dhuna policore, është justifikimi i saj nga shefat e tyre të mëdhenj.

Në një njoftim zyrtar, publiku informohet se Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano ka ngritur një grup pune për veprimtarinë e policëve, si edhe jep garancinë se “do të veprojë me forcën e ligjit ndaj çdo individi që cënon ligjin apo integritetin fizik të punonjësve të Policisë”.

Shprehja “forca e ligjit”, në rastin e Lushnjes duket se është shndërruar saktësisht në “forcën e muskujve”.

Mesazhi është i qartë-policia i ka dhënë të drejtë vetes që të ligjërojë dhunën.

Etiketa: Amarildo Hoxhapolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025
AKTUALITET

Përleshje me armë mes bandave shqiptare në Itali, tre të plagosur

21:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Identifikohet shqiptari që u gjet i djegur në makinë në Greqi, çfarë dyshohet

20:41 : 10/11/2025
AKTUALITET

Plagosën me thikë 36-vjeçarin, shpallen në kërkim 2 persona në Peqin

19:35 : 10/11/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

18:36 : 10/11/2025
AKTUALITET

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

17:00 : 10/11/2025
Para
Foto: Instagram

Zogu i Tiranës flet për operacionet plastike: Bëj botox që të kem lëkurë më të bukur

TË GJITHA

Aksident në rrugën e vjetër Laç-Milot, makina përplaset me furgonin e policisë

14:45 : 11/11/2025

Atentat me armë zjarri tek rrethrrotullimi i Rinasit, një i vdekur dhe një i plagosur

14:34 : 11/11/2025

Berisha-ambasadorit të BE: Kush mohon narkoshtetin, mbështet Ramën në platformën e tij

14:31 : 11/11/2025
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtes.

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, tek eleminimet me tritol, ja lista e errët e krimeve që “harron” Albana Koçiu

14:12 : 11/11/2025

A janë universitetet publike shqiptare jashtë renditjes botërore të TIMES?

14:07 : 11/11/2025

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me burg Fabion Gjonin

14:04 : 11/11/2025

Sekretari i GJK kërkon fonde për rikonstruksion, Manja: Godina do t’i kalojë Kuvendit, do ndërtojmë një të re

13:58 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com