Progres-raporti i KE/ Meta pret ambasadorin Soreca: Duhen përpjekje të shumëfishuara që ky proces të ecë më shpejt

Presidenti Ilir Meta, priti sot në një takim ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, i cili i dorëzoi Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.

Pas takimit, Meta ka reaguar me anë të një postim në FB.

“Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sh.T.Z. Luigi Soreca më dorëzoi sot Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE. Funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE. Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane.
Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes”, shprehet Meta.

LEXO EDHE  Moti i keq/ Vonesa me lëvizjet e trageteve në Durrës. Në Vlorë, pezullohet lundrimi