• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operacioni anti-drogë që çoi në pranga 4 efektivë, Policia jep detaje

11:12 : 22/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin anti-drogë gjatë të cilit u ndaluan dhe katër efektië policie dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Policia njofton se:

Megaoperacioni i koduar “Qafa e Helmit”, i nisur në orët e para të mëngjesit të datës 20 shtator dhe i përfunduar në orët e mbrëmjes së djeshme.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, FNSH, DVP Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe SHÇBA, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar në Lezhë, Tiranë, Shkodër dhe Durrës, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, pas hetimeve të kryera nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un.

Lexo edhe:

Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, policia procedon të riun nga Vlora

Lirohet nga qelia mjeku psikiatër që përndiqte moderatoren sportive

Mbi bazën e provave materiale të sekuestruara dhe veprimeve procedurale të kryera janë caktuar masat e sigurisë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për 9 shtetas:

L.N. alias Gj. N., 40 vjeç, banues në Gurrat, Lezhë, L. K. alias N. K., 33 vjeç, banues në Dragush, Dajç, Lezhë, Z. L., 47 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, I. P. alias P. Gj., 35 vjeç, banues në Kcirë, Flet, Pukë, Y. V., 34 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, Gj. K. alias E. K., 35 vjeç, banues në Durrës, A. K., 35 vjeç, banues në Lufajt, Mirditë, T. L., 45 vjeç, banues në Perlat, Mirditë dhe M. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë.

Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas: S. M. alias S. L., 17 vjeç dhe E. S., 17 vjeç, të dy banues në Dom, Pukë.

Janë shpallur në kërkim 4 shtetas: T. Sh., 33 vjeç, banues në Lezhë, G. M., 31 vjeç, banues në Kalivac, Ungrej, Lezhë, G. S., 44 vjeç, banues në Dom, Pukë (të tre me masë “Arrest në burg”) dhe D. L., 17 vjeç, banues në Dom, Pukë (me masë “Arrest në shtëpi). Vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, Gjykata ka vendosur lejimin e kontrolleve në banesa dhe ambiente të ndryshme të shtetasve N. N., M. N., A. V. dhe V. D., si dhe të shtetasve të arrestuar, në Lezhë, Tiranë, Shkodër, Pukë, Durrës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 qese me fara cannabis, një shumë eurosh dhe një automjet.

Ky operacion është në vijim të operacionit policor “Qafa e Helmit 1”, i zhvilluar në muajin gusht 2021, nga ana e Drejtorisë Hetimore, si rezultat i të cilit janë asgjësuar 4000 rrënjë cannabis sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar që ky grup kriminal ka organizuar kultivimin e bimëve narkotike në Mirditë, në zonën e fshatit Arëz, Kaçinar, në zonën midis fshatrave Perlat i Epërm dhe Lufajt dhe në Pukë, në vendet e quajtura Qafa e Helmit, fshati Shkozë, Gomsiqe dhe Plet.

Nga ana e Drejtorisë Hetimore në lidhje me këtë procedim janë arrestuar më parë edhe shtetasit:

–  P. L., 45 vjeç, të cilit i janë sekuestruar 37 kg e 450 cannabis sativa;

–  H. M., 53 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, të cilit i janë sekuestruar 12 kg cannabis sativa;

– N. C., 64 vjeç, banues në fshatin Plet, Pukë, të cilit i janë sekuestruar bimë narkotike të kultivuara në territorin e banesës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur vendin ku kryhej përpunimi i bimëve narkotike në mes të pishave në fshatrat Gomsiqe e Pletë të Pukës, ku u sekuestruan 28.73 kg cannabis sativa që u gjetën në një vend të përshtatur në formë kasollesh, të mbuluar me plastmas.

Gjatë hetimeve ka rezultuar që në këtë veprimtari ka të implikuar edhe punonjës policie, për të cilët veprimet procedurale i ndjek SHÇBA.

Të gjitha materialet për ekzekutimin e këtij vendimi i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për veprime të mëtejshme.

Etiketa: policia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi dëmshpërblimin e munguar, policia procedon të riun nga Vlora

13:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Lirohet nga qelia mjeku psikiatër që përndiqte moderatoren sportive

12:55 : 30/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kamëz, 38-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

11:11 : 30/09/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 48-vjeçari që vrau biznesmenin italian pas sherrit për dritat e makinës

15:28 : 29/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Tentuan të trafikonin një vajzë të mitur në Kosovë, arrestohen 2 të rinj në Morinë

11:24 : 29/09/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

10:31 : 29/09/2025
Para
Avokati Lavdosh Shehu

Mori 5 000 mijë për të “rregulluar” ekstradimin e të burgosurit, arrestohet avokati në Tiranë

TË GJITHA

Shkelet VKM-ja, shoferët e ambulancave nuk marrin prej 7 vitesh shtesën e pagës

21:58 : 30/09/2025

Gjirokastër/ I zhdukur prej më shumë se 7 orësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit

21:45 : 30/09/2025

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

21:44 : 30/09/2025

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

21:29 : 30/09/2025

Shkarkimi/ Besnik Muçi: Kushtetuesja të guxojë dhe të interpretojë pozicionin e Veliajt

21:21 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com