Mund të rikthehet sërish në krahët e Boiken Lakos? Flet Semi Jaupaj

Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh bashkë. Lidhja disavjeçare e tyre është bërë dhe temë diskutimi në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Pak ditë më parë ajo zbuloi se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Së fundmi, këngëtarja tha se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurtë për atë që po bënin.

Pjesë nga biseda:

Semi: Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i thoja jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite.

Monika: A kishit dëshirë që të bënit ndonjë fëmijë?

Semi: Jo, gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është se më ka lënë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka kërkuar asnjëherë një gjë të tillë.

LEXO EDHE  Dua Lipa dhe Anwar Hadid nuk janë më bashkë? Mediat i nxjerrin zbuluar