Kush është kineastia që u vra gabimisht nga aktori i famshëm Hollywood-ian

Instagram Post

Lajmi se aktori i njohur, Alec Baldwin, ka vrarë aksidentalisht një kineaste në sheshin e xhirimit të filmit të ri western me titull ‘Rust’ ka tronditur mbarë botën.

Aktori 68-vjeçar qëlloi me një armë që duhej të kishte fishekë manovër, duke vrarë drejtoreshën e fotografisë, 42-vjeçaren Halyna Hutchins dhe duke plagosur rëndë drejtorin Joel Souza, 48 vjeç.

Kush ishte Halyna Hutchins që mbeti e vrarë?

Hutchins lindi në vitin 1979 në Ukrainë dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike. Ajo studioi në Universitetin e Kievit, ku u diplomua për gazetari ndërkombëtare. Më pas punoi për produksione dokumentare britanike në Europën Lindore përpara se të vendoste të bënte filma vetë dhe të transferohej në Los Angeles.

LEXO EDHE  Elon Musk përmbush premtimin, mbetet zyrtarisht i ‘pastrehë’

Në vitin 2013, Helena kreu doktoraturën në Konservatorin e Institutit Amerikan të Filmit. Ndërsa në vitin 2019 ajo u emërua si një nga yjet e ardhshme nga revista American Cinematographer.

Kohët e fundit ajo ka punuar si kameramane për filmin “Archenemy”.