• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thellohet misteri/ As alkool, as drogë, as ushqimi, as gazi. Çfarë e “bllokon” hetimin për vdekjen e 4 rusëve

18:30 : 20/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

As alkool, as drogë, as gjurmë të dukshme helmimi. As sasi e tepruar klori dhe as toksikim nga gaz apo tym, për aq sa është kontrolluar deri më tani.

Çfarë e shkaktoi vdekjen e 4 turistëve rusë në pishinën dimërorë të “Gloria Palace”, në Qerret të Kavajës, mbrëmjen e 15 Tetorit 2021?

Grupi hetimor nuk është në gjendje të japë asnjë përgjigje të saktë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 ditë, ndërkohë që velloja e misterit po bëhet gjithnjë e më e trashë mbi fatin tragjik të bashkëshortëve Sergei dhe Natalia Burenkov, vajzës së tyre Ekaterina dhe të dashurit të saj, Nikita Belousov.

E gjithë situata po u jep një dorë të mirë edhe teorive konspirative, për përdorimin e lëndëve helmuese “nga ato që gjenden në Rusi”.

Lexo edhe:

“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor

Dalin analizat, fëmijët në kopshtin e Gramshti u helmuan nga vezët me salmonelë

Deri më tani, këto variantet konspirative nuk janë vlerësuar nga grupi hetimor.

Prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore në Kavajë shpresojnë të gjejnë shkakun e vdekjes së 4 rusëve në përgjigjet e të gjithë analizave të kërkuara.

Por kjo pritshmëri po zbehet dita-ditës.

Cilësia e aparaturave të Mjekësisë Ligjore është e ulët, shumë më e ulët se sa ajo e ekspertëve që punojnë me to.

Gjithçka dihet deri më tani, bazuar në autopsinë paraprake të rusëve fatkeqë, është që ata nuk kanë konsumuar alkool apo lëndë narkotike.

Po ashtu, duket se ekspertët përjashtojnë helmimin nga ushqimi.

Autopsia nuk ka identifikuar lënde helmuese.

Për më tepër, hetuesit kanë rindërtuar itenerarin dhe vaktet e përdorura nga 4 rusët gjatë ditës së Premte.

Ata janë ushqyer në mënyrë të njëjtë edhe me 6 persona të tjerë, të cilët ishin pjesë e udhëtimit turistik nga Qerreti i Kavajës, në drejtim të Ohrit, në Maqedoni.

Asnjë prej bashkëudhëtarëve të tyre nuk ka pasur as shqetësimin më të vogël nga ushqimet e konsumuara gjatë shëtitjes që nisi në orën 6.30 të mëngjesit e përfundoi rreth orës 20.00 të mbrëmjes.

Grupi hetimor po pret rezultatet e cilësisë dhe sasisë së klorit të përdorur në pishinën dimërore të “Gloria Palace”, ku u gjetën të shtrirë të pajetë, ndërkohë që, siç e konstatuan në vetë të parë oficerët e Policisë Gjyqësore dhe zyrtarët e lartë të uniformave blu, sistemi i aspirimit në pishinën e mbyllur duket se ka funksionuar në rregull.

Punonjësi i pastrimit të pishinës ka treguar ritualin e punës së tij për hetuesit. Ai pastron filtrat dhe përdor vetëm një gotë uji klor për pishinën me ujë të ngrohtë.

Gjatë verës ai e kryen të njëjtin pastrim çdo ditë, ndërsa tashmë ai e ka kryer dy herë në javë, për shkak të numri të pakët të klientëve që e përdorin jashtë sezonit turistik.

Pastruesi 60-vjeçar thotë që nuk përdor solucione të tjera për pastrimin e pishinës. Ai e ka pastruar mëngjesin e së Premtes, pasi ishte njoftuar që ambjenti shlodhës do të përdorej në mbrëmjet nga familja ruse.

Stafi i hotelit, i cili është marrë me përgatitjen e pishinës, nuk ka dalluar asnjë anomali, si në aspirim apo edhe erë të mundshme mbytëse e helmuese.

Kjo gjë është konstatuar edhe nga vetë oficerët e Policisë Gjyqësore që kanë qëndruar për mbi dy orë në ambjentin e mbyllur, në katin 0 të hotel “Gloria”

Ata nuk kanë parë të hyjë njeri tjetër në pishinë, përveçse 4 turistëve rusë, të cilët kanë kërkuar momente intime.

Pishina dimërore është hapësirë privacie dhe nuk ka kamera sigurie, të cilat mund të ndihmonin hetuesit për të kuptuar se si turistët arritën njëkohësisht në pikën e vdekjes.

Tashmë, duket se grupi hetimor po kërkon opinione alternative tek ekspertë të lëndëve helmuese. Në këtë moment, çdo ndihmë e kësaj natyre, mund të jetë e vlefshme për hetimin.

Etiketa: helmimiHetimetruset

Lajme të lidhura

BOTA

“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor

22:46 : 02/06/2025
AKTUALITET

Dalin analizat, fëmijët në kopshtin e Gramshti u helmuan nga vezët me salmonelë

11:44 : 30/05/2025
AKTUALITET

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025
AKTUALITET

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025
AKTUALITET

Hetimi për privatizimin e Portit të Limionit/ Meçollari: SPAK-u nuk e shpëton dot Olta Xhaçkën

18:21 : 22/05/2025
AKTUALITET

Foshnja dyditëshe humbi jetën në maternitet, del pas 4 vitesh raporti i Mjekësisë Ligjore

21:41 : 05/05/2025
Para

Champions/ Barcelona-Dynamo Kiev, ndiqni sfidën “LIVE”

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com