• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vasili: Rama ka kapur gjithçka, drejtësia funksionon me regjinë e tij

12:47 : 19/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka kapur shtetin, përfshi këtu edhe drejtësinë, e cila sipas tij, funksionon me regji e në funksion të pandëshkueshmërisë së Kreut të Qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili rendit disa fakte, që sipas tij, provojnë devijimin e drejtësisë nga përballja me korrupsionin e krimin shtetëror në mbulimin e tij dhe krijimin e alibive të rreme të një drejtësie, që bën sikur funksionon.

“Të gjithë prisnin të hetohej krimi shtetëror monstruoz për shembjen e Teatrit, por drejtësia me regji hesht dhe devijon vëmendjen në arka cironkash.

Dosja i inceneratorëve që përbën denoncimin më të rëndë te pluralizmit është bllokuar nga drejtësia me regji dhe personat e implikuar u zgjodhën deputetë në vend se të ishin në burg.

Dosja Beçheti ku për shkak të Edi Ramës dhe Erion Velisë shqiptarët duhet të paguajnë 120 milion euro dënim, ky i paparë kurrë më parë, rri e mbyllur dje askush nuk është para drejtësisë.

Lexo edhe:

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

Drejtësia me regji, ka taposur gojën dhe nuk thotë asnjë fjalë për aferën mafioze prej 2 miliardë euro të Portit të Durrësit, qe është tashme në duart e Kompanive guaskë të regjistruara në Parajsa fiskale ndonëse shqetësimi për te arriti deri ne BE ne Bruksel”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Faktet flasin vetë dhe i vënë vulën se Drejtësia në Shqipëri funksionon vetëm me regji e në funksion të pandëshkueshmërisë së Ramës.

Si e tillë kjo drejtësi është pjesë e kapjes së shtetit dhe funksionon si alibi e kësaj kapjeje, duke devijuar drejtësinë nga përballja me korrupsionin e krimin shtetëror në mbulimin e tij dhe krijimin e alibive të rreme të një drejtësie, që bën sikur funksionon.

Ja disa fakte, që do të kishin rrëzuar dhjetëra herë këtë qeveri nëse drejtësia nuk do funksiononte e kapur dhe me regji:

1. Të gjithë prisnin të hetohej krimi shtetëror monstruoz për shembjen e Teatrit, por drejtësia me regji hesht dhe devijon vëmendjen në arka cironkash.

2. Dosja i inceneratorëve që përbën denoncimin më të rëndë te pluralizmit është bllokuar nga drejtësia me regji dhe personat e implikuar u zgjodhën deputetë në vend se të ishin në burg.

3. Dosja Beçheti ku për shkak të Edi Ramës dhe Erion Velisë shqiptarët duhet të paguajnë 120 milion euro dënim, ky i paparë kurrë më parë, rri e mbyllur dje askush nuk është para drejtësisë.

4. Drejtësia me regji, ka taposur gojën dhe nuk thotë asnjë fjalë për aferën mafioze prej 2 miliardë euro të Portit të Durrësit, qe është tashme në duart e Kompanive guaskë të regjistruara në Parajsa fiskale ndonëse shqetësimi për te arriti deri ne BE ne Bruksel.

5. Drejtësia me regji nuk lëviz gishtin përballe “korrupsionit legjislativ” parlamentar te Parlamentit njëpartiak, që prodhonte hapur ligje duke rrënuar interesin publik sipas porosisë se oligarkëve e denoncuar në SPAK nga Presidenti i Republikës.

6. Drejtësia me regji në vend të çuarjes përpara drejtësisë të përgjegjësve të qeverisë për korrupsionin gjigant tek Astiri dhe korrupsioni shkoi deri në Delaëare të SHBA, Drejtesia me regji hapi çështje të konsumuara të 20 vjet përpara vetëm për të devijuar vëmendjen ndaj edhe zhgënjimi ishte shumë i madh.

7. Drejtësia me regji kur korrupsioni elektoral dhe krimet zgjedhore përfshirë ngjarjet e Elbasanit dhe Kavajës buçisnin anë e mbanë vendit, drejtësia me regji nuk bënte asgjë e në të kundërt bënte sikur arrestonte të vdekurit e Dosjes se Dibrës pa prekur asnjë ministër e zyrtar i qeverisë.

8. Drejtësia me regji kur Antimafia beri një aksion ku dhjetëra komandante e shefa policie kapen te përfshire koke e këmbë me trafikun kriminal të drogës, Drejtësia me regji për të devijuar vëmendjen arreston një kryetar bashkie ne Lushnjë te diskredituar e te inkriminuar sheshit dhe të cilit i kishin hedhur bombën në zyrë që vite më parë.

9. Denoncimeve pafund të opozitës për korrupsion, drejtësia me regji nuk ju jep përgjigje dhe i mbyll çështjet, por në të kundërt bënte sikur dënonte njerëz që i kishin dhënë policit 10 mije lekë të vjetra për të mos u gjobitur.

10. Ndërsa të gjithë shqiptarët prisnin hetimin për qindra denoncime për krimet e qeverisë në 25 prill, Drejtësia me regji “bubullonte” për manipulimin e ndeshjes në Përmet të futbollit të kategorisë së dytë.

11.Të gjithë prisnin hetimin dhe çuarjen pa hekurave të atyre që nxorrën sheshit të dhënat personale të gati 1 milion shqiptarëve, por drejtësia me regji e mbylli çështjen.

12. Të gjithë prisnin hetimin e dhjetëra milion euro të rindërtimit, që u shpërndanë për të blerë vota nga qeveria në 25 prill.

13. Të gjithë prisnin që të dënoheshin qeveritarët, që vidhnin me tenderat e Pandemiseë me çmimet e vendosura shumëfish prej tyre, por asgjë s’ndodhi dhe çështjet u mbyllen si pa gjë të keq paçka se shqiptaret u vodhën edhe ditën e halkit më të madh.

14. Të gjithë prisnin të hetoheshin mijëra vdekje nga pandemia të fshehura nga qeveria, por drejtësia me regji hesht.

15. Të gjithë prisnin hetimin e Kryeministrit, që shantazhoi publikisht punonjësin e policisë Emiljano Nuhu, që denoncoi të vërtetat dhe u detyrua të largohet nga vendi, por drejtësia me regji heshti.

16. Të gjithë prisnin që pas denoncimeve të Dritan Zaganit të shkonin para drejtësisë narkodrejtuesit e policisë, por as kjo nuk ndodhi.

17. Të gjithë prisnin hetimin dhe dënimin e krerëve të policisë, që manipuluan provat dhe mashtruan opinionin për vrasjen e Klodian Rashës, por drejtësia me regji prapë heshti dhe mbylli gjithçka.

18. Të gjithë prisnin të hetoheshin policia dhe ministria e Brendshme për arrestimet dhe dhunën e banditëve civile të pa identifikuar gjate protestës për shembjen e Teatrit.

Këto janë vetëm disa nga qindra faktet tronditëse dhe të pakontestueshëm.

Kjo është e vërteta shumë e hidhur e drejtësisë me regji.

Ky është edhe fundi i çdo iluzioni lidhur me të.

Me kapjen e shtetit ka vetëm përballje dhe zero kompromis!

Çdo kompromis me kapjen e shtetit dhe zgjatimet e tij në drejtësi është thjesht një thike pas shpine dhe një tradhti e poshtër ndaj shqiptarëve!!

Etiketa: drejtesiaRamavasili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025
AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025
Para

Autorja e "Për'puthen" merr vendimin e papritur për emisionin e dashurisë

TË GJITHA

U vuri zjarrin varrezave në Barbullush, arrestohet “piromani” 80-vjeçar në Vaun e Dejës (EMRI)

10:20 : 28/07/2025

Bankers si inceneratori dhe roli i Belindës

10:11 : 28/07/2025

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

09:59 : 28/07/2025

Uria kthehet në katastrofë në Gaza, një në tre persona nuk ha për disa ditë rresht

09:50 : 28/07/2025

Arrestohen dy hajdutët serial, njëri prej tyre i arratisur nga Komisariati i Elbasanit/ EMRAT

09:43 : 28/07/2025

Muskujt kundër mendjes

09:29 : 28/07/2025

U shkrumbua brenda banesës në Pogradec, viktima jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike

09:19 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com