• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Enigma e vdekjes së 4 rusëve në Qerret/ Të gjitha pikëpyetjet për ngjarjen e rëndë

15:08 : 16/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Grupi hetimor ka shumë pikëpyetje mbi shkakun që ka sjellë vdekjen e 4 shtetasve rusë në një pishinë me ujë të ngrohtë, në hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës, mbrëmjen e së Premtes.

Çifti i bashkëshorteve, Natalia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe e bashkëshorti i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç, u gjendën të pajetë nga stafi i hotelit, rreth orës 21.30 të datës 15 Tetor.

Është njoftuar menjëherë policia, e cila, nën drejtimin e drejtuesit të lartë të Policisë, Tonin Vocaj dhe përfaqësuesve të prokurorisë, kanë kqyrur vendin e ngjarjes.

Ajo që kanë parë, u është dukur më së paku e habitshme. Vajza, Ekaterina, gjendej e shtrirë në shezlongun e pishinës së mbyllur.

Lexo edhe:

Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia

Telefoni i lëshoi sinjal 87 herë tek vila në Qerret/ Veliaj: Bëja fushatë në Kavajë!

Ndërsa bashkëshorti i saj, gjendej me telefon në dorë, në një pozicion që nuk krijon asnjë lloj dyshimi se përse mund të ketë ardhur asfiksimi e më tej vdekja.

Dyshimet e para janë se ata janë asfiksuar. Por, edhe kjo tezë është e paqartë për grupin hetimor.

Sipas disa prej tyre, të kontaktuar nga “Boldnews.al”, në rast lënde asfiksuese, më së paku të rinjtë do të kishin pasur mundësinë e reagimit dhe lëvizjes nga pozicionet fillestare.

Por, siç u konstatua, ata kishin qenë të gjithë “të lirshëm” dhe nuk janë konstatuar pozicione paniku, në momentin që janë gjetur pa jetë.

Ngjarja ka ndodhur në një hapësirë të madhe, ku gjendet pishina dimërore (me ujë të ngrohtë) dhe në krah të saj është palestra për ushtrime fizike.

Grupi hetimor ka qëndruar për disa orë në ambjentin, ku u gjetën trupat dhe, paraprakisht, nuk konstatuan mungesë ajrimi apo aspirimi.

Megjithatë, Policia Gjyqësore ka hartuar urdhërat për kryerjen e ekspertimit të ajrit dhe cilësisë së ujit, për të konstatuar ndonjë element problematikë në to.

Nga të dhënat e siguruara deri më tani, turistët rusë, të cilët kishin ardhur në Qerret një javë më parë, të premten kishin kryer një udhëtim turistik në Ohër të Maqedonisë.

Ata ishin nisur në mëngjes, kishin ndaluar paraprakisht në një lokal në Librazhd për mëngjes dhe më tej kishin drekuar në Ohër.

Pasdite vonë janë kthyer në hotel dhe kishin porositur të bëhej gati SPA (pishina me ngrohje), ndërkohë që, siç shprehen nga stafi i hotelit, nuk kanë konsumuar darkë.

Familja e turistëve ka zbritur në pishinë rreth orës 8.30 të mbrëmjes. Rreth 15 minuta më pas, një pjesëtar i stafit të hotelit ka komunikuar me ta, duke i pyetur nëse kishin nevojë për pije ose ushqim.

Ata nuk kanë pranuar, duke i kërkuar me mirësjellje stafit që të kishin “privaci”.

Rreth orës 9.30 të mbrëmjes, stafi ka shkuar sërish tek turistët rusë, për t’i njoftuar se kishte ardhur ora për mbylljen e ambjenteve argëtuese.

Në atë moment, është konstatuar se ata ishin pa jetë. Tashmë pritet që ekspertizat, përfshirë ato të ujit, ajrit, por edhe toksikologjike, të ndihmojnë grupin hetimor për të përcaktuar shkakun e vdekjes tragjike të 4 turistëve.

Etiketa: qerret

Lajme të lidhura

Në foto: Në dosjen hetimore janë llogaritur shpenzimet e blerje on-line nga Ajola Xoxa
AKTUALITET

Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia

17:00 : 04/03/2025
AKTUALITET

Telefoni i lëshoi sinjal 87 herë tek vila në Qerret/ Veliaj: Bëja fushatë në Kavajë!

14:43 : 18/02/2025
AKTUALITET

“Jetonte në vilën e biznesmenit”/ Xama: Agi Kons e Gent Sulës ka marrë 43.6 mln euro tendera nga Veliaj

22:22 : 10/02/2025
AKTUALITET

Dosja “Gjikoka” çon në SPAK Artan Lamen, shtëpinë pa leje në Qerret e legalizoi vetë

18:39 : 07/07/2024
AKTUALITET

Elbasan/ Merr flakë banesa, vetëm dëme materiale

21:07 : 31/03/2024
AKTUALITET

Shembet soleta e godinës në Qerret, zë poshtë dy persona

13:51 : 07/08/2023
Para
Foto marrë nga "Instagram"

Në një lidhje me Bora Zemanin? Atdhe Xharavina reagon për herë të parë (Foto)

TË GJITHA

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com