• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pollo: Mbledhjen e Kuvendit të PD e përkrahin afro 70% e delegatëve, shkarkimi i Nokës shqetësues

09:18 : 15/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Genc Pollo ish-ministër, ish-deputet dhe anëtar i forumeve drejtuese të PD-së e sheh me shqetësim situatën e fundit në parti. Me po aq shqetësim ai sheh së fundmi edhe përjashtimin e Flamur Nokës nga posti parlamentar si dhe refuzimin e mbledhjes së jashtëzakonshme të kuvendit të PD-së.

Genc Pollo thotë për “Gazeta Shqiptare” se vite më parë PD u akuzua si antievropiane dhe antiamerikane, por më vonë akuzat u shuan. Ndonëse kritik ndaj refuzimit të mbledhjes së kuvendit kombëtar të partisë, Genc Pollo i jep të drejtë Lulzim Bashës për çështjen e inceneratorëve dhe imlikimin e disa ish-pushtetarëve të PD-së teksa përmend se ky problem është ngritur mes deputetëve gjatë viteve 2015-2017. Madje sipas tij, janë përmendur emrat e ish ministrave të përfshirë ndërkohë që pastaj u dogjën mandatet. Por sipas z.Pollo, kjo aferë nuk ka lidhje me situatën aktuale të PD-së.

Intervista

Z.Pollo, PD po kalon përmes zhvillimeve tepër të tensionuara shoqëruar edhe me akte përjashtuese. Kryetari Lulzim Basha shkarkoi deputetin Flamur Noka nga posti parlamentar ndërkohë që e paralajmëroi edhe për largimin nga grupi i PD-së. Me analizat tuaja kohët e fundit ju keni dhënë edhe sugjerime, por si e shikoni kësaj radhe situatën aktuale në parti?

E shoh me shqetësim shkarkimin e z. Noka sidomos sinjalin që jep ky akt. Veprimi duhet debatuar në grupin parlamentar ku mund të jepen shpjegime më bindëse se ato që u thanë deri tani publikisht. Dhe të shihet nëse ka mbështetje për një linjë të tillë. Por shumë më shqetësues është shkaku që është në themel të tensionit e të akteve përjashtuese: refuzimi a priori i nismës statutore për të thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm të partisë.

Lexo edhe:

Nga Genc Pollo tek Stresi dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

Mbi kancelarin gjerman dhe anëtarësimin tonë në BE

Por z. Basha po quan llum të PD-së ata që janë vënë në shërbim të Edi Ramës e janë përzier me afera korruptive duke u bërë të shantazhueshëm prej tij si p.sh përfshirjen tek inceneratorët

Në çështje e inceneratorëve z.Basha ka të drejtë. Në mbledhjet e grupit parlamentar 2015-17 ky problem është ngritur e janë përmendur emrat e ish-ministrave të përfshirë; e pastaj u dogjën mandatet. Por kjo aferë nuk ka lidhje me situatën sot. Sidomos kur sheh se lukunia mediatike e qeverisë është vënë në favor të status quo-së në Partinë Demokratike. E kjo nuk kompensohet duke e quajtur Edi Ramën armik.

Atëherë pse është e domosdoshme mbledhja e kongresit të partisë? Sapo e përfunduat një të tillë pa shumë debat me përjashtim të ndonjë rasti?

E kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj të nevojshëm mbasi një status quo mbas 25 prillit në parti do të ishte fatale për Partinë Demokratike dhe demokracinë e Shqipërisë. Kjo status quo, mbas 25 prillit, u trondit paksa nga fushata për kryetarin. Por në fundore fatkeqësisht dominoi inercia. Tashti kemi një shans tjetër me lëvizjen e zotit Berisha. E cila synon e duhet të synojë një Parti Demokratike që sfidon realisht pushtetin.

Por a është e arsyeshme të thirret kaq shpesh kongresi apo kuvendi, siç e quani ju, i partisë?

Po! Kuvendi i Partisë Demokratike synon një parti fituese në sfidat e ardhshme. Përmes një drejtimi të ri. Të ri në të gjitha aspektet. Edhe për çështje të tjera.

Si, për shembull?

Edhe për të rishikuar statutin ku janë futur anomali. Për shembull në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar na u tha se kishim kompetencë vetë për të votëbesuar komisionin zgjedhor me në krye zotin Gjana. Kurse vendimin e zgjedhjeve për kryetarin e thirrjen e Kuvendit e mori kryesia, të cilën e zgjedh këshilli. Pra, këshillit, organit qendror që zgjedh kryesinë, i lihet një tagër rutinor; kryesisë i jepet një tagër thelbësor. Pra, një anomali kompetencash.

Ose numrat e ekzagjeruar të anëtarëve të forumeve. Për shembull këshillin me treqind e ca anëtarë nuk e nxë salla e mbledhjeve në Partinë Demokratike. Herën e fundit 1/3 e tyre rrinte në këmbë në fund të sallës. Duke shtuar anomalinë e mbledhjes.

Probleme të tilla ka plot, është përgjegjësia jonë që nuk u patëm kushtuar vëmendje.

Por a ka përkrahje nisma për mbledhjen e Kuvendit?

Sipas informacioneve nga baza e Partisë Demokratike afro 70% e delegatëve e përkrahin nismën. Në anëtarësinë e partisë kjo përkrahje është 10 deri 20 për qind më e lartë.

Në të vërtetë a po mblidhet një kuvend antiamerikan?

Faktorin ndërkombëtar secili përpiqet ta instrumentalizojë. Me tepri! Pak vjet më parë, kur kundërshtonim copëtimin e Kosovës, segmente politike në Prishtinë e në Tiranë na quanin antieuropianë e antiamerikanë. Ishte e pakëndshme përveçse e pandershme. Pastaj zoti Bolton në Shtëpinë e Bardhë u shkarkua; znj Mogherini në Bruksel u izolua (për Kosovën) dhe këto akuza u shuan. Orientimi euroatlantik nuk vihet në diskutim. Jo vetëm si aleancë politike me Europën e bashkuar e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe sidomos si përkushtim ndaj vlerave bazë si liria, shteti ligjor, demokracia e të drejtat themelore të njeriut.

Etiketa: genc pollo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Genc Pollo tek Stresi dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

12:52 : 30/05/2026
AKTUALITET

Mbi kancelarin gjerman dhe anëtarësimin tonë në BE

09:10 : 23/05/2026
AKTUALITET

Iluzionistët e Brukselit

10:46 : 07/04/2026
AKTUALITET

Plani Rama-Vuçiç/ Pollo: U leverdis, ruajnë regjimet autoritare dhe kleptokratike

17:50 : 04/03/2026
AKTUALITET

Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE

10:07 : 04/03/2026
AKTUALITET

“Rama flet për integrim”, Pollo: BE i dha Ukrainës dhe Moldavisë “Roaming”, Shqipëria ende në pritje

17:34 : 02/01/2026
Para
Foto postuar nga ish-kryeminitri Berisha në FB

Berisha feston sot 77-vjetorin: Jam më i motivuar se kurrë

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom