Kim Jong-un mahnitet kur sheh ushtarët e ‘hekurt’ teksa thyejnë tullat me kokë (Video)

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka transmetuar pamje të ushtarëve që shfaqin aftësinë e tyre luftarake dhe aftësinë për të goditur objekte të ndryshme me duar dhe kokë.

Performanca u zhvillua në një ekspozitë  në Phenian dhe u ndoq nga udhëheqësit e vendit,  përfshirë dhe diktatorin Kim Jong-un.

LEXO EDHE  Pentagoni: Ekz*kutuam një udhëheqës të lartë të Al-Kaidës

Përveç thyerjes  të tullave dhe pllakave, ushtarët u panë të shtrirë në shtretër me copa xhami dhe gozhdë hekuri.

Mediat e Koresë së Veriut thanë se duan tu tregojnë armiqve se ushtarët e tyre kanë  “grushte të hekurt për të mbrojtur paqen e vendit”.