• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

DW: Samiti në Beograd, në njërën anë flitej për paqen në tjetrën shiteshin a*më

09:50 : 14/10/2021
në RAJONI

Samiti dyditor që shënoi gjashtë dekada të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara u mbajt në Beograd, ku u mblodhën përfaqësuesit e më shumë se 105 vendeve. Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq e quajti këtë si një samit “përkujtimor”, në 60 vjetorin e Konferencës së parë, të mbajtur në 1961 në Beograd. Mbledhja nuk solli asnjë vendim politik. Në të morën pjesë rreth 50 krerë shtetesh, qeverish dhe ministra të jashtëm. Ndërsa organizatorët u përpoqën që gjithçka të duket e ngjashme me protokollin e dekadave më parë nga koha e ish-Jugosllavisë.

Megjithëse tubimi diskutoi zyrtarisht për vaksinat, ndryshimet klimatike ose luftën kundër terrorizmit, mbledhja në vetvete shihet si një kujtesë nostalgjike e përpjekjeve për të krijuar një botë më të drejtë dhe shumë polare gjatë ndarjeve të botës në dy blloqe. Organizatorët u përpoqën të afirmojnë idenë e Lëvizjes së të painkuadruarve, por kjo lëvizje sot nuk ka ndonjë peshë.

Analistët në Beograd tashmë kanë vënë re se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të imponohet si udhëheqës i Ballkanit Perëndimorme nismat rajonale, por ambiciet e tij nuk ndalen me kaq.

Serbien Belgrad | Konferenz Blockfreie Staaten

Shpesh theksohet se Aleksandar Vuçiq po përpiqet të jetë Tito i ri dhe se Lëvizja e të Painkuadruarve përshtatet në mënyrë të përkryer në një imazh të tillë. Ministri Selakoviq theksoi në mbyllje të samitit “se Tito ishte një nga gjenitë politikë të shekullit të njëzetë”. Ne jemi krenarë për këtë, si dhe për faktin se ai donte të varrosej në Beograd”, tha ministri i Jashtëm serb.

Propaganda

Lexo edhe:

“Shtohen kontrollet në kufi”/ DW: Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Gazetari Slobodan Stupar vlerëson për Deutsche Wellen se organizimi i samitit është “një shaka e zakonshme propagandistike, të cilën askush nuk do ta mbajë mend pas një jave.”

“Qëllimi i tubimit është të mbani mend se ai (Aleksandar Vuçiq) është pasardhësi i ish-Jugosllavisë, se ai mund të jetë një Tito i vogël – që natyrisht është një kiç politik dhe një farsë – por edhe për t’i shitur disa armë mysafirëve, pasi kanë adhur këtu. Sigurisht që e gjitha kjo mund të shihet edhe në ditarët televizivë dhe tabloidet mediatike”, thotë Stupar për DW.

Kosova dhe bashkëpunimi

Suzana Grubjeshiq, nga Qendra për Politikën e Jashtme, rikujton edhe organizimin e të njëjtit tubim edhe në pesëdhjetëvjetorin e Lëvizjes në Beograd. Për DW ajo thekson se pika ka mbetur e njëjtë: “Para dhjetë vitesh dhe tani në qendër të vëmendjes ishte Kosova. Këtu ka vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por ka dhe vende që tërhoqën njohjen e Kosovës në këtë grup. Qëllimi tjetër i këtij samiti është forcimi i bashkëpunimit dypalësh – sepse në një sallë ngjitur mbahej një panair armësh. Por ka dhe disa lidhje të vjetra nga periudha jugosllave. Unë nuk mendoj se ne duhet të presim më shumë se kaq”, thotë Suzana Grubjeshiq.

Serbien Belgrad | Konferenz Blockfreie Staaten

Një tubim i ngjashëm u organizua në Beograd dhjetë vjet më parë nga ministri i Jashtëm i atëhershëm Vuk Jeremiq, i cili tani thotë se samiti aktual “është mirë që të shënohet në disa pjesë të botës”. “Serbia sot nuk ka orientim në politikën e jashtme dhe nuk ka qëllime të sakta në politikën e jashtme. “Fakt është që ndaj këtij samiti do të reagojnë BE dhe SHBA, por ato janë duke bërë lëshime ndaj presidentit Vuçiq edhe për gjëra shumë më të mëdha, se një samit i të Painkuadruarve”, thotë Jeremiq.

Perëndimi e njeh Vuçiqin

Perëndimi e njeh Vuçiqin edhe më mirë se qytetarët e Serbisë, mendon Slobodan Stupar. “Ata kanë qenë prej kohësh në dijeni të skizofrenisë së politikës së jashtme serbe, kështu që kjo ngjarje e bërë për reklamë nuk i befason ata.”

Ndërsa Suzana Grubjeshiq tërheq vëmendjen për faktin se “Serbia nuk është anëtare e Lëvizjes së të Painkuadruarve. Ajo pretendon të anëtarësohet në BE. Ndërkohë që organizon samit për të Painkuadruarit. Por kjo ka kaluar pa u vënë re në mediat perëndimore”.

Rusia dhe roli i saj

Serbien Belgrad | Konferenz Blockfreie Staaten

Interesimi i Rusisë për këtë samit ka zgjuar vëmendjen e shumëkujt, sepse këtu ishte si vëzhgues edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në samit u tha se “statusi i Rusisë si vëzhgues në këtë Lëvizje hap mundësi për një kontributi të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare”. “Rusia gjithmonë gjen mënyra për të qenë e pranishme në disa rajone jo të stabilizuara, siç është Ballkani, e qëllimi i saj është që këto rajone të mos jenë të stabilizuara”, tha Sllobodan Stupar.

Nga ana tjetër, Suzana Grubjeshiq beson se “prania ruse këtu është e rëndësishme për Serbinë, në mënyrë që të vazhdojë ta mbajë Rusinë në anën e vet kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Por ne nuk duhet të harrojmë as krizën aktuale të gazit dhe naftës, sepse Serbia është plotësisht e varur nga gazi rus, thotë ajo.

/DW/

Etiketa: DWsamiti i beogradit

Lajme të lidhura

BOTA

“Shtohen kontrollet në kufi”/ DW: Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

19:07 : 23/05/2025
BOTA

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025
BOTA

DW: Efekti Trump-Putin në politikën e re të jashtme të Gjermanisë

08:30 : 14/04/2025
BOTA

DW: Burgosja e Ekrem Imamoglu sulm ndaj demokracisë

09:22 : 24/03/2025
BOTA

DW: Gjermania do të futet në borxhe të reja, po pse?

08:25 : 18/03/2025
BOTA

DW: Nuk kishte ndodhur kurrë! Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë?

10:25 : 01/03/2025
Para
Netflix

Publikohet traileri i episodeve të fundit të "La Casa De Papel" (VIDEO)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com