• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreu i Dhomës Amerikane: Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive Euro-Transatlantike

18:43 : 13/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço deklaroi sot se Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive euro-transantlantike dhe që të përfitojë prej tyre, duhet të luftojë ekonominë e zezë, informale, koston e së cilës, e paguajnë bizneset e ndershme dhe e marrin në konsideratë investitorë të huaj potencialë.

Jaço foli gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të Asamblesë së AmCham, në praninë e Ministres Ibrahimaj, Ambasadores Yuri Kim si dhe kompanive anëtare multinacionale të AmCham. Ai tha se në dy vitet e fundit Dhoma Amerikane ka rritur anëtarësinë e saj si dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë duke punuar me U.S. Chamber në Uashington si dhe Departamentin Amerikan të Shtetit për Tregtinë në mbështetje të rritjes së shkëmbimeve tregtare Shqipëri-SHBA.

Për sfidat që ka Klima e Biznesit sot, Jaço iu referua Indeksit Vjetor të AmCham, dhe krahas praktikave të padrejta, ngriti si shqetësim tendencën e largimit të talenteve të reja profesionale nga Shqipëria.

“Ka një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit. Indeksi i Biznesit, matësi vjetor i AmCham tregon se shumë shpesh praktikat në mënyrën e të bërit biznes nuk janë të drejta. Si rrjedhojë e kësaj situate, talente të reja profesionale janë duke parë mundësitë e largimit nga Shqipëria. Nëse duam të ndërtojmë vërtetë një ekonomi konkurruese, kjo është një kosto për të gjithë ne – përfshirë bizneset tona” u shpreh Presidenti i AmCham.

Enio Jaço bëri një analizë të situatës ku operojnë bizneset, një pjesë e të cilave, punojnë në atë që ai e quajti ekonomi të pastër penalizohen nga pjesa tjetër e ekonomisë informale. “Sot janë tre hije që karakterizojnë ekonominë shqiptare. Është ekonomia e bardhë, e cila është e pastër, por është edhe ekonomia gri dhe ajo e zezë. Dhe ju (anëtarët) punoni në ekonominë e paster por jeni duke paguar kostot e anës së errët të ekonomisë. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të marrë fund” tha Jaço duke iu drejtuar kompanive anëtare.

Lexo edhe:

Kursi i këmbimit valutor/ Euro dhe dollari vijojnë të humbasin pikë përballë lekut

Raporti i BB/ Në Shqipëri recensioni do të jetë me i lartë se -9%, mbi 40% e popullsisë jetojnë në varfëri

Ai kërkoi nga qeveria më shumë përpjekje në krijimin e praktikave të drejta, konkurruese dhe të ndershme: “Ne përgëzojmë Qeverinë për nismat në reduktimin e informalitetit të ekonomisë gri përmes faturimit elektronik të detyrueshëm por ne e inkurajojmë atë, që të bëjë më shumë përpjekje për të ç’rrënjosur ekonominë e zezë duke pranuar programet perëndimore mbi praktikat kundër pastrimit të parave. Këto masa do të rrisnin interesin e investitorëve seriozë drejt Shqipërisë”.

Duke u ndalur tek investimet amerikane në Shqipëri, Jaço i uroi mirëseardhjen kompanisë amerikane Bechtel si anëtari më i ri i Dhomës Amerikane dhe shprehu optimizëm se me klimën e duhur të tjera investime amerikane do bëhen realitet në Shqipëri.

“Koorporata Bechtel do të realizojë një nga projektet më strategjik të energjisë në Skavicë, me një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe turizëm. Dhe përveç Bechtel, dy gjigandë të tjerë amerikanë, Excon Mobile dhe Accelerate janë duke përparuar me eksplorimin e një tjetër projekti domethënës energjetik. Vetëm këto dy projekte do të kenë impakt domethënës në ekonomi dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, por shpresoj që këto të jenë dy projektet e para dhe të tjerë do të vijnë në vijim” tha Presidenti i AmCham.

Jaço e mbylli fjalën me Axhendën e Investimeve, paketën e AmCham me 40 ndërhyrje ligjore për përmirësimin e klimës së biznesit me thirrjen për të punuar bashkë me Qeverinë dhe forcat politike në Komisionet Parlamentare për implementimin e saj.

“Shpresoj që Axhenda e Investimeve do të implementohet. Ne presim të bashkëpunojmë me Qeverinë, Ministrinë e Financave dhe Parlamentin për ta kthyer atë në realitet. Ka ardhur koha që të ndalojmë së diskutuari problemet e Klimës së Biznesit dhe të nisim ndërhyrjet konkrete ligjore për përmirësimin e saj, duke ofruar mundësi dhe zhvillim për të gjithë” tha Jaço.

Etiketa: ekonomi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kursi i këmbimit valutor/ Euro dhe dollari vijojnë të humbasin pikë përballë lekut

08:15 : 29/08/2020
AKTUALITET

Raporti i BB/ Në Shqipëri recensioni do të jetë me i lartë se -9%, mbi 40% e popullsisë jetojnë në varfëri

20:51 : 26/08/2020
Lajmet e Dites

Pandemia/ Rriten çmimet në treg, asnjë kontroll shtetëror

09:00 : 20/08/2020
AKTUALITET

Hyn në fuqi vendimi/ 26 mijë lekë për punonjësit e transportit publik! Ja kush e përfiton dhe kriteret

16:28 : 18/08/2020
AKTUALITET

‘Pritet rritje e papunësisë dhe borxhit publik’/ Sejko: Ekonomia mori goditje të rënd nga pandemia

16:55 : 05/08/2020
Para

Yuri Kim takim me “Tigrin”, flasin për betejën ndaj korrupsionit!

TË GJITHA

IDC-CDI miraton rezolutën e PD-së për “farsën” e 11 Majit: Të mbahen zgjedhje të reja me qeveri teknike!

12:53 : 31/05/2025

Partizani “peshkon” ish-talentin e Milanit, sulmuesi pranë firmës me të kuqtë

12:29 : 31/05/2025

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

12:01 : 31/05/2025

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
Në foto: Kidi Kazazi

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com