‘Nuk dua të të shohin vajzat e tjera’, Fifi xhelozon për Granitin?

Edhe pse kanë vetëm pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, këngëtarja Fifi dhe modeli Granit Cana, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Edhe pse nuk pranojnë se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, veprimet e tyre nuk thonë kështu…

Këtë e ka treguar edhe situata e fundit në shtëpi, teksa banorët përgatiteshin për spektaklin e mbrëmjes.

LEXO EDHE  Bora Zemani reagon publikisht pas daljes nga "Big Brother"

Gjatë kohës që ndodheshin në oborr, Fifi nëpërmjet batutave i thotë Monikës se Graniti duhet të shkojë të vishet pasi nuk mund të pranojë që ta shikojnë të gjitha banoret e shtëpisë.

“Shko vishu, të gjitha gratë të të shohin ty…e mjera unë”– tha ajo, duke shprehur hapur xhelozinë për modelin, deklaratë që është shoqëruar me të qeshura dhe humor.