• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga autoriteti i munguar te ecja vetë e Bashës

11:57 : 12/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Lulzim Basha si kryetar i PD ndoshta tani po tërheq më shumë vëmendjen e opinionit me disa prej vendimeve të tij, që duket si një kthim pas për partinë më të madhe opozitare me mbi dy dekada.

Nën presion ose jo, me kalkulim ose jo, Basha në dy muajt e fundit ka krijuar figurën e një politikani që mund të marrë vendime, që mund të aplikojë metodën e liderit të fortë, madje që mund të flakë tutje edhe ata që e kundërshtojnë apo e kritikojnë.

Pas vendimit për Berishën, që ndezi një zjarr, që dukej se mbahej nën kontroll pikërisht nga ish-Kryeministri , i cili sot kërkon ndjesë për suportin publik që ka dhënë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha duket se ndodhet në atë fazën kur mund të marrë çdo vendimmarrje individuale, pavarësisht kostos politike personale apo partiake.

Në rradhët e PD po përsëritet një histori që nisi nga 1992 me grupin e mocionistëve, vijoi për vite me rradhë pa u ndalur me Kuvende të Jashtëzakonshme përjashtimesh, ngrirjesh dhe shkrirjesh, largimesh të dhunshme ose jo, të shumë emrave që për kohën dhe aktivitetin politik kishin peshën e tyre.

Lexo edhe:

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

Mjafton ti hedhësh një sy listës së partive, për të kuptuar se shumë nga ata kryetarët e sotëm, ose shumë nga siglat që ata mbajnë, janë ish-figura të PD, që në kohë të ndryshme janë detyruar të largohen ose janë vetëlarguar në emër të shkeljes së demokracisë së brendshme.

Një film i parë me përjashtime dhe afrime, me ditë të stuhishme dhe kohë me diell, sipas interesave dhe situatave politike.

Në 2005, para se të vinte në pushtet, Berisha bëri një “mea culpa” duke ofruar shumë prej atyre që ishin shkëputur nga trungu politik i PD, por njëherazi bëri një gërshetim mes tyre dhe një brezi të ri, shumë prej të cilëve ose nuk e gjetën veten, ose nuk arritën në mbijetojnë në xhunglën politike shqiptare.

Në heshtje ose jo, me luftë ose në paqe, Berisha shihej si një lider me autoritet të fortë, të cilin e kishte fituar fillimisht me karizmën e tij, dhe më pas iu imponua gjithkujt, përfshi edhe atyre që i kishte në krah ose e kishin në krah në lëvizjen studentore të 1990.

Sot Basha po përpiqet të demostrojë liderin me autoritet, që di të marrë vendime, madje të forta, edhe pse mund të jenë të gabuara, ose me kosto politike. Por në dallim nga Berisha që autoritetin e tij e shfaqi që nga momenti i parë kur vendosi përfshirjen në politikë, Basha u kujtua pas 16 vitesh të aktivizimit si politikan.

E nisi karrierën si një politikan i ri, ku mbizotëronte qetësia dhe e fytyra e qeshur. Shumë mund ta klasifikojnë te politikanët e llastuar, për shkak të suportit të pakufi që pati, madje duke u cilësuar si ylli në ngritje i PD.

I gjithë suksesi i tij politik nuk kishte lidhje me kontributet në PD, as me angazhimet e tij në rradhët e partisë që sot drejton, të paktën në aspektin publik, por me përzgjedhjen që iu bë mes 30 apo 40 emrave që u ofruan në emër të KOP-it.

Arriti të mundë Arben Ahmetajn në zgjedhjet e 2005 në njësinë nr 7, i ndihmuar shumë nga fryma anti-Nano që mbizotëronte, por edhe nga përçarja e së majtës. Megjithatë, kjo iu faturua si një fitore e një lufte të fortë, nisur nga fakti se Ahmetaj për vite me rradhë ishte një ndër emrat më të lakuar në akuzat publike që PD bënte lidhur me korrupsionin.
Nga tetë vitet e qeverisjes së PD, 6 vite Basha i pati si minister. Drejtoi 3 Ministritë më të rëndësishme, duke e nisur me atë të Transporteve, pastaj te Ministria e Brendshme dhe në fund në Ministrinë e Jashtme. Lëvizje të kalkuluara me kujdes, ku për secilin post, atë e shoqëronin sukseset, por edhe pak andralla. Kurrë nuk u shfaq si politikani i debatit të fortë, kurrë nuk u përfshi me ndonjë prej klaneve apo grupimeve të brendshme në PD, por asnjëherë nuk humbi suportin dhe interesin e Berishës.

Ishte ky i fundit që dukej se sheshonte edhe qejfmbetjet apo përplasjet e brendshme, të publikuara ose jo, mes Bashës dhe Jozefina Topallit, e cila në atë kohë mbante postin e Kryeparlamentares, por edhe të nënkryetares së PD.

Dhe nëse do të vendoseshin në një peshore kontributet politike të Topallit dhe Bashës në aksionet e PD, ish-Kryeparlamentarja qëndronte shumë më lart. Gjithsesi Berisha kishte zgjedhur Bashën, edhe për ta çuar në krye të diplomacisë, një pozicion që aspirohej edhe nga Topalli, e cila i kishte dhënë sinjalet, përmes asaj që e konsideronte si “diplomacia parlamentare”.

Suportin ndaj Bashës, Berisha nuk e kurseu as në 2011, kohë kur mbaheshin zgjedhjet vendore dhe kur PD pas 11 vitesh, arriti të merrte drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke nxjerrë nga zyra e Kryebashkiakut, Edi Ramën. Basha nuk do të fitonte kurrë Bashkinë pa suportin e Berishës, i cili madje refuzoi edhe “këshillat” e ambasadorëve apo të disa emisarëve të kancelarive europiane.

Ndoshta, nëse në atë kohë nuk do të udhëhiqej nga bindja e tij se Basha duhej të bëhej Kryebashkiak, sot në Partinë Demokratike të paktën, dhe ndoshta edhe në politikën shqiptare, do të kishte një tjetër rrjedhë. Por jo, ngajëherë fatet janë të parashkruara, ose dikush tjetër vendos të të paracaktojë fatin e një karriere politike.

Po me suportin e hapur të Berishës, Basha mori drejtimin e PD dhe argumenti apo justifikimi ishte shumë i lehtë: ai mbante pozicionin e Kryebashkiakut të Tiranës, zyrtari politik më i lartë që demokratët kishin, pas humbjes së zgjedhjeve në 2013-ën.
Si kryetar partie, Basha ndoqi pak a shumë të njëjtën filozofi: pastro partinë nga mendimi ndryshe, nga kritikët dhe ata që mund të të rrezikojnë postin.

E nisi me disa lëvizje periferike përpara se në 2017-ën, ti jepte goditjen disa prej figurave qendrore të PD, për të cilët as kishte pasur simpati, por as e kishin konsideruar si politikan që mund të vendoste vetë.

Sot Berisha thotë se në 2017, Basha largoi vetë nga partia kontributorët, por në atë kohë, vështirë të besoje se një mbrëmje të qetë, rreth mesnatës, Lulzim Basha do të nxirrte jashtë partisë disa prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-Kryeministrit.

Gjithsesi, kjo nuk lëkundi pozitat e Bashës në raport me Berishën, edhe pas rezultatit katastrofik të 2017, ku publikisht anëtarësisë së PD, me apo pa bekimin e ish-Kryeministrit, iu bë e qartë se Lulzim Basha do të rikonfirmohej në detyrën e Kryetarit.

Në zhvillimet e mëvonshme politike, sërisht Basha pati si mburojë publike Berishën, qoftë në rastin e djegies së mandateve të deputetëve, ashtu edhe në bojkotin e zgjedhjeve vendore. Ndoshta ishte konsultuar, ndoshta jo, por ajo që shfaqte në publik kreu demokrat, ishte vendosja para faktit të kryer.

Në të dy rastet, vendimet u njoftuan përmes mediave, pastaj formalisht mbledhje forumesh, për të cilat zyrtarisht thuhej se i kishin mbështetur vendimet, duke i dhënë formën e kolegjialitetit.

Ndoshta me këtë ide, Basha u nis edhe në atë vendimin e përjashtimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar. U shfaq duke lexuar në letër një fjalim, sërisht duke vendosur para faktit të kryer, shumë prej anëtarëve të Grupit Parlamentar dhe forumeve të tjera drejtuese të PD.

Dallimi i vetëm ishte se nëse në vendimet e mëparshme të artikuluara gjithmonë thuhej se qëndronte pas Berisha, në vendimin e fundit të Bashës, qëndronte SHBA. Pra edhe në këtë rast, kreu i PD u përpoq të largonte sa të mundte barrën e përgjegjësisë, duke e faturuar si një kërkesë ultimative të partnerit strategjik.

Dhe si për ironi, një dekadë më parë, ishte Berisha që ndodhej në pozitat e sotme të Bashës, kur partneri strategjik i kërkonte mosavancimin e projektit për të çuar Bashën në Bashki, ndërsa mes “këshillave” dhe projektit, zgjodhi këtë të fundit.

Vendimin e fundit Basha e mori ndaj Flamur Nokës, të cilin vendosi ta largojë si Nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, për të mos i dhënë të drejtën të jetë pjesë e mbledhjeve të Kryesisë së Grupit Parlamentar.

Në këtë rast, Basha vendosi të shfaqë autoritetin e tij si Kryetar, sedra e të cilit nuk mund të pranojë që një deputet “ti prishë mbledhjet”.

Të paktën në rastin e vendimit të fundit, kreu i PD-së nuk u fsheh as pas Berishës, me të cilin ka një luftë politike, as pas partnerit strategjik.

Duket se nga dje, Basha ka nisur të ecë vetë.

Etiketa: Lulzim BashaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025
AKTUALITET

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

17:05 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha “zhduket” pasi zbulohen votat e dyshimta

16:39 : 13/05/2025
AKTUALITET

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përplasja me efektivët në KZAZ në Tiranë, Agron Shehaj: Po na vidhen votat përpara syve

15:41 : 13/05/2025
AKTUALITET

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025
Para
Foto: FSHF.org

Ndeshja me Poloninë/ FSHF: Ja sendet që nuk do u lejohen tifozëve në stadium

TË GJITHA

PD denoncoi “trenin bullgar”, reagon Celibashi: Nëse provohet, kemi të bëjmë me vepër penale

22:07 : 13/05/2025

Trump do të takohet të mërkurën me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa

22:02 : 13/05/2025

Skandal me Votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

22:02 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

21:48 : 13/05/2025

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

21:44 : 13/05/2025

Alba largohet nga Ferma VIP

21:40 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com