• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bie mbështetja e publikut për Presidentin Biden

21:26 : 12/10/2021
në BOTA
ΒΟΡΕΙΑ ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ ΔΕΝΔΙΑΣ Ν OSMANI B ΣΥΝΑΝΤΗΣΗ

ΒΟΡΕΙΑ ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ ΔΕΝΔΙΑΣ Ν OSMANI B ΣΥΝΑΝΤΗΣΗ

Amerikanët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj Presidentit Joe Biden, pothuajse nëntë muaj pasi ai mori detyrën.

Në një seri anketimesh të bëra javën e kaluar në nivel kombëtar, 49.2% e të anketuarve nuk e miratojnë punën e zotit Biden, përkundër 44.5% që e miratojnë, thotë kompania e anketimeve FiveThirtyEight. Rezultatet e pesë anketimeve të bëra rishtazi nga RealClearPolitics shprehin pakënaqësi, ndërkohë që rezultatet e tre anketimeve janë në favor të zotit Biden.

Analistët thonë se rënia në perceptimin e punës së zotit Biden ka qenë veçanërisht e ndjeshme në radhët e votuesve të pavarur, të cilët e ndihmuan atë të fitojë zgjedhjet vitin e kaluar përballë ish-Presidentit Donald Trump.

Në muajin korrik, kur u mbushën gjashtë muajt e parë të presidencës së tij, zoti Biden gëzonte një avantazh mbështetjeje prej 9%, por deri në fund të gushtit, anketimet tregonin se votuesit amerikanë ishin të ndarë në perceptimin ndaj punës së tij.

Që atëherë ai ka humbur edhe më shumë terren dhe analistët politikë japin për këtë shpjegime të ndryshme.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

Ishte periudha që përkoi me tërheqjen kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani pas 20 vjet lufte, thonë analistët. Ata gjithashtu përmendin mosmarrëveshjet politike në Uashington mes republikanëve dhe demokratëve për rritjen e tavanit të borxhit, si dhe mes ligjvënësve demokratë progresistë dhe të moderuarve për zgjerimin e rrjetit të sigurisë sociale të vendit pas gati pesë dekadash.

Gjithashtu, numri i infektimeve të reja nga koronavirusi u rrit në shkallë vendi për disa muaj, përpara se të fillonte rënia më rishtazi, megjithëse rreth 70 milionë amerikanë vazhdojnë të jenë të pavaksinuar. Presidenti Biden ka urdhëruar vaksinimin ose testimin e shpeshtë për COVID-19ën të punonjësve në kompanitë me mbi 100 të punësuar, por udhëzimet vazhdojnë të jenë të debatueshme në disa pjesë të vendit dhe në disa biznese, ku ende nuk po zbatohen.

Senatorët demokratë dhe republikanë ranë dakord javën e kaluar për një rritje emergjence prej 480 miliardë dollarësh në autorizimin për marrjen e huave qeveritare deri në fillim të dhjetorit, kur kjo çështje do të duhet të rishqyrtohet. Ndërkohë me kërkesën e Presidentit Biden, ligjvënësit demokratë po përpiqen ta pakësojnë shifrën prej 3.5 trilionë dollarësh për një paketë të propozuar prej tij për rrjetin e sigurisë sociale dhe ta kalojnë atë deri në fund të tetorit paralelisht me legjislacionin dypartiak për infrastrukturën.

Miratimi i këtij legjislacioni dhe rënia e rrezikut nga koronavirusi mund ta përmirësojnë pozitën e Presidentit Biden, por faqja e internetit FiveThirtyEight vëren se Presidenti Biden ka në këtë pikë nivelin më të ulët të miratimit për një president që nga viti 1945, me përjashtim të dy presidentëve të tjerë, njëri prej të cilëve ishte zoti Trump.

E pyetur për rënien e mbështetje në anketime të Presidentit Biden, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se “Këto janë kohëra vërtet të vështira për vendin tonë. Jemi ende duke luftuar COVID-in, dhe shumë njerëz, ndër ta edhe ne, mendonim se tashmë do ta kishim kaluar “.

“Nuk ka dyshim se ndikon tek shumë aspekte”, tha ajo, si p.sh. tek zinxhiri i furnizimit të mallrave të konsumit të prodhuara jashtë vendit dhe të bllokuara në portet amerikane me personel të pamjaftueshëm. Ajo gjithashtu tha se njerëzit janë të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien në vendet e punës.

Zonja Psaki shtoi se “fokusi ynë është të vendosim pandeminë nën kontroll, t’i rikthehemi jetës, një versioni të normalitetit”./VOA

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
SHENDETI

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
Para

Shqipëri-Poloni/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com