Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka përditësuar të dhënat e reja nga COVID-19 atje.
Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 1.358 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 30 qytetarë, 95% e të cilëve kishin sëmundje bashkëshoqëruese dhe ishin më të mëdhenj se 70 vjeç.
Në intubim në të gjithë spitalet greke, ndodhen 333 pacientë, ndërsa mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. Shumica e personave që ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, sipas mediave, nuk janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave.