• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bosët e ndërtimit/ Si u nda “torta 100 mln euro” e Unazës së Madhe të Tiranës

14:17 : 10/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur në fundjavë rezultatet e tenderit me 6 lote, me fond limit mbi 100 milionë euro, për ndërtimin e Unazës së Madhe nga ish-rreth rrotullimi “Shqiponja” deri në periferinë lindore të Tiranës.

Projekti, i shumë-debatuar për shkak të kostove të fryra dhe vonesave në zbatim, pritet të mbyllet deri në fund të vitit 2023, sipas deklaratave publike të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në tenderin për të ndarë mbi 130 miliardë lekë të vjetra garuar kompani ndërtimi, të cilat kanë përfituar më shumë fonde publike gjatë mandateve qeverisës së Edi Ramës.

Në vijim, janë rezultatet e tenderave dhe fituesit sipas lotëve.

Lexo edhe:

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

  1. Tenderi me objekt “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana” dhe me fond limit 2.559.318.901 lekë, është fituar nga kompania “Alb-Star”.

Kompania “Alb-Star”, e cila zotërohet nga ‘Finman” shpk në pronësi të Sadik dhe Idajet Ismailaj, paraqiti ofertën ekonomike 1.987.865.274 lekë të reja pa TVSH.

Sipas të dhënave zyrtare, në tender morën pjesë 6 konkurentë, nga të cilët u skualifikuan 4 prej tyre nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

  1. Tenderi me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5” dhe me fond limit 1.939.309.894 lekë të reja, është fituar nga kompania “G.P.G” shpk.

Kompania “G.P.G” është në pronësi të Paqsor Buzi dhe Gëzim Dami, paraqiti ofertën ekonomike me vlerë 1.802.764.499 lekë.

Ajo nuk ishte oferta më e ulët ekonomike, megjithatë “G.P.G” shpk u shpall fituese, pasi autoriteti kontraktor skualifikoi më parë 4 operatorë garues, për shkak të asaj që Autoriteti Rrugor Shqiptar i konsideroi si mangësi në plotësim kriteresh.

  1. Tenderi me objekt “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2” dhe me fond limit 2.386.175.789 lekë, është fituar nga kompania “4-AM”.

Kompania “4-AM” është në pronësi të Ardit Metaliaj dhe ajo paraqiti ofertën 2.386.175.789 lekë të reja.

Në këtë procedurë morën pjesë 6 konkurentë, dy prej të cilëve u skualifikuan pasi nuk paraqitën ofertë ekonomike. Kompania fituese rezulton se ka paraqitur ofertën më të ulët ekonomike.

  1. Tenderi me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4” dhe me fond limit 2,096,958,794 lekë të reja, është fituar nga bashkimi i operatorëve kompania “Euroteorema Peqin” shpk + “PE VLA KU” shpk+ “Nova Construction” shpk.

Kompanitë, sipas radhës, janë në pronësi të;

– “Euroteorema Peqin” është në pronësi të grupit italian “Euroteorema” S.p.a” dhe Hidajet Rraklli.

– “PE-VLA-KU” shpk është në pronësi të Vladimir Pjetërgjokaj dhe Kujtim Arifaj

– “Nova Construction 2012” është në pronësi të Ilir Shtufi dhe Kujtim Shtufi.

Ky bashkim operatorësh paraqitën ofertën ekonomike në shumën 1.991.017.847 lekë të reja.

Në tender rezulton se kanë marrë pjesë 8 konkurentë, nga të cilët janë skualifikuar 7 prej tyre. Operatori fitues nuk rezulton të ketë ofertën më të ulët.

  1. Tenderi me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6” dhe me fond limit 1.816.355.589 lekë të reja, është fituar nga kompania “Gjoka Konstruksion”.

Kompania, e cila është në pronësi të biznesmenit Rrok Gjoka, ka paraqitur ofertën ekonomike në shumën 1.716.910.907 lekë të reja.

Në tender kanë marrë pjesë 13 operatorë ekonomikë, nga të cilët janë skualifikuar 11 prej tyre.

  1. Tenderi me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7” dhe me fond limit 2.353.597.373 lekë të reja, është fituar nga bashkimi i operatorëve “Alko Impkeks General Construction” shpk dhe “2 T” shpk

Kompania “Alko Impeks General Construction” është degë e huaj e kompanisë me të njëjtën emër të regjistruar në Kosovë. Kjo kompani është pjesë e grupit “Usluga”, të themeluar nga ish-deputeti socialist, Sadri Abazi.

Kompania aktualisht administrohet nga nipi i ish-deputetit, Arbër Abazi.

Ndërsa kompania tjetër, “2T” është në pronësi të Artan Sako dhe Dritan Troksi.

Ky bashkim operatorësh paraqitën ofertën ekonomike me vlerë 2.261.328.720 lekë të reja.

Në tender merrnin pjesë 6 operatorë ekonomikë, pesë prej të cilëve u skualifikuan.

Etiketa: Ramatenderatunaza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Rama n’burg, Beneti n’burg’/ Shkodranët presin me protesta kryeministrin në hyrje të qytetit

17:41 : 08/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
Para

“The Economist”: Ja pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

TË GJITHA

Urgjenca e Lushnjes pa energji elektrike, Korreshi-Karakaçit: Po të ndodhte në Bruksel do ikje për 24 orë

13:02 : 01/07/2026

INSTAT: Bien vdekjet në Shqipëri, por sëmundjet e zemrës mbeten “vrasësi” kryesor i popullsisë

12:51 : 01/07/2026

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

12:44 : 01/07/2026

Rama pritet me protesta në Gjermani, shqiptarët tubim në Düsseldorf: Jepe dorëheqjen!

12:42 : 01/07/2026

Shkencëtarët në alarm për fenomenin “El Nino”, temperatura rekord edhe në sipërfaqen e oqeanit

12:40 : 01/07/2026

Meksika nuk ndalet, likuidon edhe Ekuadorin, shifra perfekte në Botëror

12:27 : 01/07/2026

Korreshi: KE ka vendosur të ndërpresë fondet e IPARD III për Shqipërinë

12:22 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio giriş