Rrebeshet e shiut shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Greqi

Stuhitë e shiut shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa zona në Greqi. Stuhia “Athina” ka goditur Agia Anna në Evia Veriore të Greqisë.

Si pasojë e reshjeve shumë rrugë u përmbytën ndërsa pati rrëshqitje masive dheu në Achladi dhe Kotsikia.

LEXO EDHE  Vra*ja e 20-vjeçares në Greqi/ Gazetarja: Zbulohen dy dëshmi të forta

Sipas kryetarit të Limni Mantoudi, përveç rrëshqitjeve të dheut, përmbytje u vunë re në komunitetin e Strofilia.

Nga pamjet shihet si rrugët e asfaltuara janë shkatërruar ndërsa vërshimet e ujit kanë marrë para gjithçka.