Barça nis negociatat për stadiumin e ri

Barcelona po kërkon një stadium të ri për një periudhë një vjeçare, pasi po planifikon modernizimin e “Kamp Nout”

Presidenti Hoan Laporta lajmëroi se synimi është që projekti i shtyrë prej kohësh të nisë në verën e 2022 dhe punimet e tij do të vazhdojnë nga tre deri në katër vite. Megjithatë, ekipi duhet që të gjejë një tjetër stadium ku të luajë, për vetëm 12 muaj.

Opsionet janë stadiumi “Johan Cruyff” ku luan ekipi i femrave. Kapaciteti i tij është 6 mijë spektatorë, por Barça do që ta rrisë në 50 mijë. Një tjetër alternativë është stadiumi ” Mont-juik”, që ka qenë shtëpia e klubit të Espanjolit, rivalit të katalanasve për disa vite.

LEXO EDHE  Serie A/ Milani përmbys Veronën dhe merr kryesimin, rikthehet Ibrahimoviç

Kapaciteti i “Kamp Nout” , stadiumit më të madh të Europës është 99 mijë vende, por Barça do që ta çojë në 110 mijë, e gjithashtu të rimodelojë ambientet e tjera.

Që të mund të financojë projektin, klubi ka nevojë për 1.5 miliardë Euro, për të cilat po negocion me bankën e investimeve “Goldman Sachs”.

Sipas presidentit stadiumi i ri ëstë i nevojshëm për jetëgjatësinë e klubit dhe të ardhmen e afërt.

Për më tepër që aktualisht Barça nuk mund të konkurrojë me rivalët, të cilët kanë bërë tashmë çfarë është e nevojshme.