Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.
Mësohet se një kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përmysur në mes të rrugës.
Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga kamioni, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Aktualisht raportohet për dëme materiale të konsiderueshme.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta rruga, duke krijuar një trafik të rënduar.