• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga hiçi, vëllai i Fatmir Xhafajt bëhet miliarder/ Lekët që përfitoi nga taksat e shqiptarëve

22:53 : 08/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Alban Qazimi, vëllai nga nëna i Fatmir Xhafajt akuzohet se ka përfituar miliarda lekë nga taksat e shqiptarëve.

Gjatë një investigimi i të fundit, “Top Story” ka zbuluar se ai është aksioner në kompaninë private të Përmbarimit T.M.A, së bashku me Tedi Malavecin. Ky i fundit është kryetar i Dhomës së Përmbaruesve ndërsa në vitin 2005 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit Shtetëror, kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Pra, nga hiçi në 2013, vëllai i Xhafajt bëhet miliarder. Këtu flasim vetëm për fondet publike, para të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Brenda 1 viti, kompania e vëllait të Xhafajt, 10 fishon të ardhurat nga fondet publike, në 24 milionë lekë. Dhe brenda 3 viteve, 2015-2018, i 70-fishon sërish përfitimet, duke kapur rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra.

Kompania e tyre T.M.A është krijuar në 24 Janar të 2013-ës vit në të cilin ka kryer gjithsej 10 transaksione nga institucionet publike me vlerë të përgjithshme 2.5 lekë të vjetra. Përfitimet nga kjo kompani nisin kryesisht pas muajit Shtator kur ndodh edhe rotacioni politik.

Lexo edhe:

Nga Gjiknuri te Klod Allajbeu, për kë janë dosjet që u hakeruan në SPAK (EMRAT)

Fatmir Xhafaj, lobisti ilegal i Veliajt te gjyqtarët specialë/ Si po tenton ta nxjerrë nga qelia?

Rasti është për një procedurë hetimore të ndërmarrë nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale ndaj kompanisë T.M.A. Siç citohet edhe në raportin e mbajtur, inspektorët u paraqitën plot katër herë në zyrat e kompanisë, por hasën në kundërshtitë e përfaqësuesve të kompanisë për kryerjen e hetimit.

Të gjendur në pamundësi për të kryer hetimin, caktohet një seancë dëgjimore në ambjentet e Komisionerit, ku përfaqësuerist e T.M.A. Tedi Malaveci dhe Alban Qazimi nuk paraqiten. Në këto kushte, ndaj kompanisë vendoset një gjobë prej 500 mijë lekësh për shmangien e kontrollit, me aktin numër 12, të datës 12 Mars 2018.

Por, çuditërisht, pas një muaji është ky institucion që anulon gjobën e vendosur ndaj kompanisë së vëllait të ministrit Xhafaj. Përmes aktit numër 12 fraksion 1, është Komisineri Besnik Dervishi që rrëzon një akt, që e kishte firmosur po vetë ai një muaj më herët.

Skandali më i madh me kompaninë e vëllait të Xhafajt, T.M.A është ajo për sekuestrimin e aseteve të ARMO-s, që vlen miliona euro.

Në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Mallakastër ka pasur 54 prona të regjistruara në emër të ARMO Sha. Për këto prona ka pasur shtatë procedura përmbarimore. Në kodin e procedurës civile përcaktohet radha e kreditorëve preferencialë që janë: në fillim shlyerja e pagave të punonjësve, e më pas, autoritetet fiskale, kompanitë publike, bankat e në fund palët e treta të lidhura me kompaninë.

Por çuditërisht prioritet ka marrë një urdhër ekzekutimi të iniciuar nga shoqëria përmbarimore T.M.A për kreditorin për një bankë të nivelit të dytë, që ishte e fundit në listë.

Blerja nga kjo bankë e nivelit të dytë, të aseteve që ajo kishte nxjerrë në ankand për të ekzekutuar kolateralin ndaj ARMO-s ka ngjallur dyshime në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka urdhëruar një hetim administrativ për procedurat e tjetërsimit të këtyre pronave.

Në fund të hetimit anëtari i grupit të inspektimit Arlind Arapi është larguar nga detyra nga ana e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e konsideruar edhe kjo si një prej njerëzve të afërt të Fatmir Xhafajt në Partinë Socialiste.

E gjithë procedura e jashtëligjme e ankandit e zhvilluar nga kompania e përmbarimit T.M.A., ekspozon Shqipërinë ndaj një rreziku të mundshëm për padi në arbitrazh ndërkombëtar.

Ajo që e bën më të dyshimtë gjithë këtë abuzim lidhet me kompaninë e cila merr në shfrytëzim ARMO-n pas tjetërsimit të pronave. Bëhet fjalë për IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY ose shkurt e njohur si IRTC. Kjo kompani, është krijuar në Qershor të 2016-ës, në periudhën kur përmbaruesi T.M.A. kishte nisur lëvizjet për tjetërsimin e pronave të ARMO-s.

Etiketa: fatmir xhafaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Gjiknuri te Klod Allajbeu, për kë janë dosjet që u hakeruan në SPAK (EMRAT)

08:54 : 04/04/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj, lobisti ilegal i Veliajt te gjyqtarët specialë/ Si po tenton ta nxjerrë nga qelia?

13:48 : 08/03/2025
AKTUALITET

Pas arrestimit/ Nga Xhafaj te Sadushi e Toska, si do të jetë fati i “polit të drejtësisë së Veliajt”

14:09 : 15/02/2025
AKTUALITET

Berisha: Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz të klaneve Rama-Xhafaj që do ti zhdukë identitetin

11:45 : 11/01/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do marrin paga deri në 8 mijë euro, 24 ekspertët e Xhafajt lidhje me Sorosin

20:42 : 04/12/2024
AKTUALITET

Kuvendi i jep 500 mijë euro komisionit “Xhafaj”, pagat e ekspertëve deri në 8 mijë euro

15:52 : 04/12/2024
Para

Autoritetet ruse kërkojnë arrestimin e gazetarit investigativ

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com