• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Megjithë rritjen e lartë ekonomike, 30% e shqiptarëve do të jetojnë në varfëri deri më 2023

07:53 : 07/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Shqipëria po përjeton rritjen më të lartë ekonomike në Rajon, por në të njëjtën kohë vendi ka një të tretën e popullsisë që jeton në varfëri relative me më pak se 5 dollarë në ditë.

Sipas Bankës Botërore, këtë vit 30.8 % e popullsisë jeton në varfëri dhe fenomeni do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2023, ku 29.3 % e popullsisë së vendit do të jetojë me pak se 5 dollarë në ditë.

Sipas matjeve të Bankës Botërore Shqipëria ka nivelin më të lartë varfërisë në Rajon. Kosova e cila renditet e dyta e ka varfërinë në nivelin 24.4 %, Serbia renditet e treta me 19.8%, Maqedonia me 17.9% dhe Mali i Zi me 16%.

Megjithë rimëkëmbjen e fortë ciklike, pandemia i ka përmbysur arritjet e mëparshme në uljen e varfërisë.

Banka Botërore përllogariti se në 50 vende të Rajonit të Europës Qendrorë dhe Azisë deri në fund të këtij viti, COVID-19 ka zhytur në varfëri edhe 4.3 milionë njerëz të tjerë. Banka analizon se megjithëse rritja ekonominë post Covid-19 është e fortë, ajo nuk po rezulton gjithëpërfshirëse. Shumë persona vazhdojnë të dobësohen nga humbjet e vendeve të punës dhe reduktimi i orëve të punës, heqja e ndihmës ekonomike nga qeveria dhe inflacioni i lartë, veçanërisht për artikujt ushqimorë.

Lexo edhe:

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 17.9% në tremujorin e dytë të vitit 2021, por numri i të punësuarve në të njëjtën periudhe ishte 33 mijë më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Covid-19 ka kushtuar miliona jetë në nivel global, ka përmbysur arritjet në uljen e varfërisë dhe ka të ngjarë të lërë një trashëgimi të dëmshme shëndetësore dhe ekonomike në vijim.

Plagët e grumbulluara në kapitalin njerëzor do të shërohen ngadalë, ndërsa ritmi i akumulimit të kapitalit fizik ka të ngjarë të mbetet i ulët.

Edhe para pandemisë, të gjithë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike, të tilla si investimet, rritja e produktivitetit, përmirësimet në arsim dhe shëndet, rritja e popullsisë në moshë pune, ishin parashikuar të ngadalësoheshin.

Pandemia do t’i përkeqësojë më tej këto aspekte analizon Banka Botërore dhe efektet negative do të ndihen akoma tek më të varfrit, gratë, fëmijët, si dhe të rinjtë, emigrantët dhe punëtorët informalë.

Për Shqipërinë, duke iu referuar një skenari optimist, nëse pjesëmarrja në forcën e punës dhe punësimi rritet përsëri, varfëria mund të vazhdojë rënien në një skenar optimist nën 30 për qind deri në vitin 2022.

Në vitet në vijim, konsumi privat parashikohet të kthehet si mjeti kryesor i rritjes së PBB -së. Investimet private mund të vijojnë rritjen nëse zbatohen reformat e klimës së biznesit, tha Banka./Monitor

Etiketa: popullsiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
SPORT

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025
SPORT

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

12:07 : 04/10/2025
Para
Foto: Instagram

Arjola Demiri tregon porosinë e familjarëve para se të hynte në “Big Brother”: Mos bëj se*ks me askënd

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjon Shkambi: Nuk kisha dijeni për veprimin e Elvisit, po dilja nga salla

10:19 : 09/10/2025

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, roja i sigurisë: Kur Elvis Shkambi kaloi me armë, unë isha i sëmurë

10:08 : 09/10/2025

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com