Arenc Berati, ish-kryetar i Partisë Demokratike ka komentuar përplasjen Basha-Berisha.
Berati kundërshton deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili është shprehur se nuk do të ketë Kuvend të PD-së për të diskutuar vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar demokrat.
Në një intervistë për një televizion lokal, Berati shprehet se ka besim që Kuvendi do të mblidhet.
“Në fund të fundit pse të mos votojnë anëtarët e PDSh për çfarëdolloj çështje. Në rastin konkret mund të qëlloj që mendimet e zotit Basha mund të jenë mazhorancë brenda partisë, por që ta provojmë ose mësojmë këtë duhet të votojmë. Si është e mundur që thuhet s’do ketë kuvend edhe nëse këtë e do anëtarësia e PDSH-së? Ku jemi në cilin sistem në cilin kontinent në cilin vit që të ketë diskutime të tilla?! Une dua te perfaqesohem nga nje parti e lire, demokratike dhe e pavarur ne mendime. Dua që çdo anëtar i saj të thotë mendimin e tij në fund le të bashkohemi rreth asaj që mendon shumica”, tha ai.
Intervista
- Situata ne PD. Liria dhe Sovraniteti
Berati: Duke ndjekur zhvillimet e fundit, PD duket sikur ka humbur pavaresine ose lirine e te vepruarit. Pse e them këtë?! Sepse partitë politike janë bashkime vullnetare individësh të cilët ndajnë vlerat idetë dhe ineteresat e përbashkëta. Pd Ka humbur autonomine e vet. Ka humbur ate qe ne zhargonin politik mund ti referohemi si sovranitet, dhe pse sovraniteti eshte nje term qe i referohet me shume konceptit “shtet” se sa “parti”, por ne konteksitn qe dua te flas une, e perdor termin “sovran” ne menyre reciproke.
Nderkohe qe sovraniteti i nje shteti eshte monopoli i te perdorurit fuqi mbi nje popullate dhe territor te caktuar pa koerzion nga faktore te brendshem ose te jashtem, sovraniteti i nje parite poliike per mua eshte monopoli i te perdorutit fuqi brenda perberjes se nje partie pa ndikim nga parti ose aktor te brendshem ose te jashtem.
Nje parti politike, ne menyre qe te mbijetoje, duhet te kete ne gienezen e saj qendrueshmeri, individualizem, vete perzervim, moscenim dhe pavaresi politike.
Partite politike duhet te jene sovrane ose te pavarura ne sensin qe vendimet politike duhet ti marrin vete pa ndikim te brendeshem ose te jashtem poltikik, nese nuk kane nje akord per kete ndikim. Une ne shtepine time bej ate qe dua ne interes te pjesetareve te familjes mi. Nuk vjen dot kush nga jasht te me diktoje. Partite politike duhet te kene monopolin e te ushtruarit fuqi vendimarrese ne perberjen e tyre, per qellimet qe partite politike shohin te drejta, pa asnje ndikim nga organizime te tjera politike, qofshin parti te tjera, NGO ose komunitet international.
Nese nje partie i thone c’te beje dhe si te veproje per te qeverisur nje faktor x nderkombetar, pse eshte aty ne rradhe te pare? Per te perfaqesuar vullnetin e kujt? Nese nje parti detyrohet nga faktori i jashtem per te vepruar ose mosvepruar, atehere ajo cenon sovranitetin e popullit te shprehur me vote. Ne kete menyre ajo cenon qendrueshmerine, entitetin ose sovranitetin e saj si e pavarur ne ide dhe mendime politike per te organizuar antaret e saj ose individet qe mendojne ne peputhje me idete e saj ne menyre demokratine.
Qe nje parti te ruaj interesat e votuesve perfaqeson, ose shtetit nese eshte ne pushtet, nuk mund te jete e cenueshme nga aktore te jashtem ne vullnetin e atyre qe e kane votuar, pervec se kur ka leshim sovraniteti. Pra, partia politike duhet te mbroje interesat dhe sovranitetin e popullit qe e votoi per ato cfare e votoi.
Pra çdua të them me gjithë këtë shpjegim teorik të mësipërm për ta bërë konkrete me situatën aktuale në PD?! Amerikanët janë aleatët tanë strategjik por nëse vendosin ata se çduhet të bëjë qeveria dhe opozita në Shqipëri atëherë kot i bëjmë zgjedhjet sepse më mirë të sjellin ata 20 teknicienë që të drejtojnë sektorët përkatës (ministritë) dhe të vazhdoj jeta përpara. Por a është kjo demokratike dhe normale?! Sigurisht që jo. Në këtë kontekst se çfarë është e mirë për anëtarët e PDsh le ta vendosin këta të fundit. Kjo është demokracia në fund të fundit.
- Demokracia
Partite politike ne republiken e shqiperise jane dhe duhet të jenë parti te cilat duhet te pasqyrojne dhe manifestojne parime demokratike. Partia Demokratike lindi si shembelltyre e parimeve demokratike sepse erdhi ne ekzicstence nga nevoja per te patur mendim dhe vullnet demokratik. Ne menyre qe te garantohet demokracia, aktoret dhe institucionet duhet te jene demokratike. Ne rastin tone flasim per aktoret, pra PD. Eshte e rendesishme qe nje parti te funksionoje me strukturat e saj. Eshte e rendesishme qe vendimarrja te vij nga posht lart, dhe jo nga lart posht, sepse ne fund te dites, demokracia kete lloj vendimarrje kerkon. Kerkon qe vullneti i pergjishem i votueseve te perkthehet dhe ushtrohet nga disa invidive qe reprezantojne kete vullnet. Demokracia nuk kerkon qe vullneti i 1 invdividi ose disa individeve te perkthehet, manifestohet dhe imponohet tek te gjithe ose shumica. Pra ne rasin e PD, une do te thoja qe qofshin vendime politike ose jo, duhet te jene vendime te marra nga posht lart dhe jo nga lart posht. Zeri i bazes se partise eshte me i rendesishem se kryetari i saj.
Mund te ngrihet pyetja qe, nje lider eshte ne krye per te udhehequr dhe ne momente te veshitra duhet te marre vendime te veshtira. Qe nje demokraci te jete e shendeteshme, ka nevoje per deliberim. Demokracia, duhet te jete epistemike, pra qe derivon nga dija. Vullneti i nje komuniteti politik ose i nje grupi njerezish arrin ne vendimarrje me te mire se sa i pak njerezve, sepse vullneti i shumices eshte me i zgjuar dhe me i drejte se i nje pakice.
Psh le ta krahasojme me nje anektode. Nje grup me 10 veta eshte me i afte per te krijuar nje plan si te dal nga labirinthi, sepse keta 10 veta kane kapacitete te ndryshme kognitive dhe intelektuale. Njeri eshte i gjate, tjetri me i llogjikshem, dikush orientohet me lehte, dikush sheh me mprehte. Te gjithe keta se bashku mund te dalin me thjeshte se sa 2 veta qe kane kapacitet intelektuale dhe mendojne se lidershipi i tyre zgjidh problemin.
Ne PD mund te kete nje lloj lidershipi, por nuk ka bashkepunim. Mungon diskutimi. Mungon ushtrimi i vullnetit te pergjithshem, ose te pakten mungon konaiderata per te degjuar vullnetin e pergjitshem.
Le ta shpjegojmë në.këtë mënyrë supozojmë një moment se lidershipi i PDSh është një politikan modern i përsosur me vetdije dhe brumosje holandeze fjala vjen dhe mishëron më të mirën e mundshme të një lideri politik por anëtarët e kësaj partie nuk u plas fare për parimet holandeze të demokracisë janë fjala vjen homofobë të gjithë. Atëherë çduhet të ndodh partia duhet të udhëhiqet nga “elita e ndritur” për ti thënë po martesave gej apo të dëgjoj anëtarësinë e cila sdëgjon nga ky vesh dhe thotë stop këtë se pranojmë?! Per mua, PD ne kete moment, nuk eshte demokratike. Nuk mund të vendosësh kundër vullnetit të anëtarësisë kjo është një gjë e panegociueshme në një demokraci qoftë edhe minimaliste.
- Turi i liderit Berisha.
Per mua turi i Berishes ka per qellim te targetoje keto 2 problematika. Mbi te gjitha, turi per mua ka nje vlere mbi perpjekjet e te vendosurit sovranitetin, apo ndjekur statutin. Unë nuk gjykoj moralin se për se po e bën zoti Berisha këtë gjë. Ciladoqoftë arsyeja e rëndësishme është që nëse ky debat bëhet shterues i plotë dhe i hapur e bën më të fortë partinë demokratike dhe shoqërinë shqiptare.Per mua ky tur lejon deliberim, lejon bisedim dhe sic e preka, bisedimi ngre dhe sheron demokracine. Diskutimi konstruktiv leojn mendesi dhe njerez te behen bashk. Lejon forcimin e nje partie. Ne baze te nje diskutimi te hapur, lejohet dhe nje edukim sistematik, qoft i votueseve ose antareve. Sepse ne fund te dites, vota, qe eshte pushteti qe ne si qytetare mbajme dhe vendosim te ushtrojme ose jo, eshte aftesi, aftesi qe derivon nga llogjika, jo nga emocionet dhe jo nga intuita. Dhe si cdo aftesi, votimi duhet te praktikohet dhe mesohet. Besoj se turi i Berishes edhe pse i vonuar ka per qellim te mesoje se sa i vlefshem eshte zeri i shumices dhe se sa i vlefshem ashte procesi i te votuarit.
- Si mund te vije PD ne pushtet?
Vetem nepermjet diskursit politik. Vendosjen e votës së lirë në themel të saj të diskutimit të ideve të ndryshme pa armiqësi por me kurajo dhe vërtetësi. Nepermjet komunikimit dhe deliberimit te antareve te partise. Ne kete menyre, duke u lejuar nje diskutim demokratik mbi problematikat qoft brenda qoft jashte partise, krijohet nje sens besimi, dhe i jepet rendesia e duhur antareve dhe qytetareve qe duan te bashkepunojne. Bashkepunimi i ndersjellte midis qytetareve dhe nje partie politike mund te lejohet vetem nepermjet mjeteve demokratike.
- Ke mbeshtet Arenci?
Une mbeshtes cilindo qe lejon demokracine, diksursin politik, debatin, diskutimet te manifestohen ne PD, sepse per mua, liria dhe autonomia eshte shume e rendesishme. Në fund të fundit pse të mos votojnë anëtarët e PDSh për çfarëdolloj çështje. Në rastin konkret mund të qëlloj që mendimet e zotit Basha mund të jenë mazhorancë brenda partisë por që ta provojmë ose mësojmë këtë duhet të votojmë. Si është e mundur që thuhet sdo ketë kuvend edhe nëse këtë e do anëtarësia e pdsh-së? Ku jemi në cilin sistem në cilin kontinent në cilin vit që të ketë diskutime të tilla?! Une dua te perfaqesohem nga nje parti e lire, demokratike dhe e pavarur ne mendime. Dua që çdo anëtar i saj të thotë mendimin e tij në fund le të bashkohemi rreth asaj që mendon shumica.